Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 565 viktima nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 20,043.
Ndërkohë janë raportuar edhe 4,499 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 191,276 numrin total të të infektuarve.
Spanja është vendi i tretë më i prekur në botë nga Covid-19 pas SHBA-së dhe Italisë.


