Silva Bino e ISHP-së thotë se vaksinat kundër Covid-19 jo vetëm që ulin format e rënda të sëmundjes dhe parandalojnë vdekjen, por ato reduktojnë dhe transmetueshmërinë e virusit.
“Vaksinat ndaj Covid-19 jo vetëm ulin format e rënda të sëmundjes dhe parandalojnë vdekjet por ato reduktojnë transmetueshmërinë, pra kanë një impakt në mundësinë për të transmetuar Covid-19 tek të tjerët”, shkruan Bino.
Më tej, ajo citon një studim të bërë në Mbretërinë e Bashkuar, që konfirmon reduktimin e transmetueshmërisë së virusit tek të tjerët.
“Studimi i kryer në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se ata që infektohen 3 javë pasi kanë marrë ose vaksinën Pfizer-BioNTech ose atë AstraZeneca kishin 38% dhe 49% më pak mundësi të transmetonin virusin tek kontaktet e tyre në shtëpi sesa ata që nuk ishin të vaksinuar. Gjithsesi duhet akoma më shumë punë për të qartësuar këtë”, përmbyll Silva Bino.


