• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Silva Bino: Mjekët e QSUT kanë tangërllëk, nuk i vënë maskat. Prandaj janë infektuar me COVID-19
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Silva Bino: Mjekët e QSUT kanë tangërllëk, nuk i vënë maskat. Prandaj janë infektuar me COVID-19

24 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rastet e shumta me koronavirus në vend gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësime në institucionet shëndetësore, por edhe në publik.

Për të folur në me lidhje situatën epidemike, jo të favorshme, dhe lidhur me vatrat infektive në qendrat shëndetësore, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Juli Xhokaxhi, në “Byro Politike”, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Bino tha se rastet pozitivë për koronavirus, ditën e sotme, nuk mund të quhen vatër infeksioni, edhe pse ajo e pranoi që në rastet e raportuara ka patur të infektuar edhe nga QSUT.

Sipas Binos ky infeksion në qendrat shëndetësore dhe në QSUT ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personelit mjekësor të cilët nuk respektojnë protokollet e sigurisë madje disa prej tyre, sipas saj, kanë tangërllik dhe nuk e vendosin maskën edhe kur ja u kërkon si domosdoshmëri.

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër.

Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrezikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.

Kjo lidhet me edukimin  e tyre për tu mbrojtur. Po të ishte kështu do ishin infektuar të gjithë poliklinikat e vendit. Nuk kemi patur grumbullime të stafit që të kemi pasur shpërthim epidemik.

Institucioni shëndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu kuruar dhe sëmuret.

Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi. Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të infeksionit.

Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët.

Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë  me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim strikt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen”, tha Bino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAGOSI RËNDË EFEKTIVIN"/ Policia zbardh ngjarjen e rëndë në Gjirokastër: I riu tentoi të vrasë me gërshërë të ëmën
Previous article FUND I ÇMENDUR NË "SAN SIRO"/ Inter dhe Sassuolo ndajnë pikët, "zikaltrit" i thonë lamtumirë titullit

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT