• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shtëpia e Bardhë njofton planet për rritje dramatike të testimeve për Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shtëpia e Bardhë njofton planet për rritje dramatike të testimeve për Covid-19

28 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë lëshoi udhëzime të reja të hënën mbi testimet për Covid-19 dhe rihapjen e bizneseve ndërsa Presidenti Donald Trump deklaroi se “të gjitha pjesët e vendit janë në gjendje të mirë, ose duke u përmirësuar. Në të gjitha rastet duke u përmirësuar”.

Shtëpia e Bardhë publikoi atë që përshkruajti si një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve të saj për të vënë në dispozicion teste të mjaftueshme për COVID-19, në mënyrë që shtetet të mund të testojnë të paktën 2.6 për qind të popullsisë së tyre çdo muaj.

Zonat që janë goditur më rëndë nga koronavirusi do të jenë në gjendje të testojnë dy herë më shumë, ose më të lartë se sa niveli mesatar. Presidenti Trump dhe ekspertët mjekësor të administratës së tij prezantuan planin gjatë një telefonate me guvernatorët e shteteve të hënën mbasdite, dhe Trump njoftoi se bizneset si farmacia CVS do të zgjeronin qasjen në teste në mbarë vendin.

Zhvillimet e së hënës kishin për qëllim mbushjen e boshllëqeve kritike në planet e Shtëpisë së Bardhë për të filluar “rihapjen” e vendit, duke rritur testimet për virusin ndërsa zhvendos fokusin e presidentit tek rimëkëmbja e ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për shtyp në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, Presidenti Trump tha se “testimi nuk do të jetë aspak problem”, duke shtuar, “ka një dëshirë të madhe për rihapjen e vendit tonë”.

Presidenti tha se plani i tij do t’i udhëzojë shtetet se si mund të rrisin në mënyrë dramatike testimin dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.

Gjatë bisedës telefonike me guvernatorët e shteteve, Presidenti Trump sugjeroi se shumë shtete duhet të shqyrtojnë rihapjen e shkollave para fundit të vitit shkollor për t’ia lehtësuar prindërve rikthimin në punë.

“Disa prej jush duhet të mendoni rreth hapjes së shkollave sepse shumë njerëz duan hapjen e shkollave”, tha Trump në bisedën me guvernatorët. Agjencia e lajmeve Associated Press kishte marrë një audio regjistrim të bisedës telefonike mes Administratës së Presidentit Trump dhe guvernatorëve të shteteve.

Presidenti Trump tha në konferencën për shtyp në oborrin e Shtepisë së Bardhë se vende të tjera të botës po kontaktojnë administratën e tij për të mësuar më shumë mbi hapat lidhur me testimet./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rama citon nobelistin irlandez: Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet dhe kthehet në... (FOTO)
Previous article “VITI SHKOLLOR NUK DIGJET”/ Rama: Ja kur merret vendimi final për shkollat

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT