• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Shqiptari i infektuar nga New Yorku: Po ia hedh, por e përjetova keq, formula që më dha doktori për… (VIDEO)
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Shqiptari i infektuar nga New Yorku: Po ia hedh, por e përjetova keq, formula që më dha doktori për… (VIDEO)

6 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Agim Loci, një shqiptar në Nju Jork i infektuar me koronavirus në një intervistë me Skype nga SHBA për emisionin Repolitix tregoi përjetimin e vështirë psikologjik në momentin që mori vesh lajmin. Loci tha se simptomat iu shfaqën kur ishte në punë, ndërsa tani që kanë kaluar 11 ditë është në gjendje të mirë dhe po ndjek këshillat e mjekëve. Shqiptari tha se i kishin dhënë dy ilaçe për kollë dhe temperaturë, ndërsa doktori e kishte këshilluar që të pinte çaj me limon e mjaltë, ujë dhe lëngje për të mposhtur koronavirusin. Deri tani në SHBA janë 339131 të prekur dhe 9689 të vdekur me Nju Jorkun që është më i prekuri.

Intervista e plotë për Report Tv e shqiptarit në SHBA, Agim Loci
Përshëndetje, si jeni?
Mirë, mirë, ka kaluar 10 ditë. Jam i prekur, por pjesa më e vështirë ka kaluar

Kur e mësuat?
Unë isha në punë kur më shfaqën simptomat, ethe, temperaturë, kollë, prerje oreksi. Lashë punën dhe telefonave ca herë për të bërë testin, por këtu është një rregull, që kur të marrin në telefon duhet të shkosh. Shkova dhe doktori më tha je prekur.

Pas testit, mësuar se ishit infektuar, por shenjat e para që kuptuat në trup?
Temperaturë, ethe, dhimbje e trupit ishin shenjat e para. Rreth 6-7 ditë ishin të vështira edhe nga ana psikologjike. E vetmja gjë që kam marrë nga spitali ishte një medicinë për kollin dhe një për ulje temperaturë, pasi nuk ka ilaçe që janë për të shëruar këtë koronavirus.

Dy ilaçe ju dhënë mjekët në SHBA?
Asgjë më tepër. Këshilla e doktorit ishte pirja e çajit me limon e mjaltë, ujë dhe lëngje për ta kaluar. Po rishte një situatë tejet e vështirë për mua. Lajme e vdekje cdo ditë. Nuk është e lehtë të mbartësh një virus vdekjeprurës. Kam kaluar më shumë se 10 ditë dhe jam drejt fundit, falenderoj Zotin që jam mirë dhe po shikoj veten që po bëhem më mirë dhe them se do ia hedhim.

Kur do ë bëni testin e dytë?
Sot bëhen 11 ditë, mjekët më kanë thënë do të qëndroj 14 ditë i izoluar. Nuk e di nëse do të bëhet ritestimi, pres të na telefonojnë vetë.

Ju nuk jetoni i vetëm në SHBA, po për familjarët është bërë test?
Po, por kanë dalë negativ. Gjithcka është mirë

Uroj që kur të bëni testin e dytë të dilni negativ….
Sinqerisht e ndej veten mirë se shumë shokë e miq më janë gjendur pranë. Unë jetoj në Nju Jork. Ky është vendi më i madh që ka numrin e të infektuarve.

Si është situata?
Në trena shumë njerëz nuk i marrin masat, pavarësisht se unë kam qenë shumë strikt, por nuk arrij ta kuptoj se ku arrita të jem mbartës i këtij virusi. Ana psikologjike ka qenë shumë e vështirë për mua. Doktori më tha se pjesën më të vështirë e kam kaluar duke më dhënë kurajo.

Keni një mesazh për shqiptarët?
Mesazhi im është që të mos luajnë me jetën e tyre, por ta vlerësojnë situatën dhe të respektojnë këshillat e doktorëve duke qëndruar në shtëpi dhe shmangur personave, të respektojnë rregullat që kanë vendosur doktorët

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shtohen rastet në Gjermani, mbi 100 mijë të infektuar
Previous article NËNA E GUARDIOLAS VDES NGA KORONAVIRUSI/ Disa javë pasi tekniku dhuroi 1 mln euro për të luftuar COVID-19

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT