• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Shqiptarët me sytë nga vaksina, ja cilët do të vaksinohen të parët
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Shqiptarët me sytë nga vaksina, ja cilët do të vaksinohen të parët

5 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prodhimi i vaksinave antiCovid ka rikthyer shpresën te njerëzit ndërsa qeveritë kanë nisur përgatitjet për fushatat e vaksinimit. Edhe Shqipëria, si pjesë e Covax, ka paguar kaparin e saj për të siguruar fillimisht 1,4 milionë doza.

Por kur do të mbërrijë vaksina në Shqipëri dhe cilët do të vaksinohen të parët? Për të folur rreth kësaj teme, emisioni ‘Java në RTSH’ kishte të ftuar zv.ministrin e Shëndetësisë, Albert Nikolla.

“Politikat që ka ndjekur qeveria shqiptar edhe posaçërisht Ministria e Shëndetësisë ka qenë kjo: Lidhje dhe kontakt direkt me OBSH sa i përket vaksinës. Ne jemi pjesë e ndërmarrjes së madhe COVAX dhe presim të sigurojmë 1,4 milionë vaksina, që në fakt janë gjysma. Kjo sepse presupozohet që një pjesë e vaksinave janë me dy doza. Shqipëria ka paguar një kapar për vaksinat dhe kjo faze do të shërbejë për vaksinimin e të paktën 20% të popullsisë. Ndërsa Komiteti Teknik e ndjek ditë pas dite ecurinë e vaksinave” – tha Nikolla në studio.

I pyetur se cilat grupmosha do të kenë prioritet për t’u vaksinuar në fillimi, zv.ministri i Shëndetësisë tha se ‘vaksinën do ta përfitojnë fillimisht ata që janë në vijën e parë të sulmit’.

“Stafet mjekësore, Policia, punonjësit e shërbimeve sociale, të sëmurët, të moshuarit. Pra personat më të riskuar do të vaksinohen të parët. Sa i përket një date se kur mund të nisë vaksinimi, vetëm Britania e Madhe e kanë aktualisht një të tillë. Sepse në Britani agjencia e barnave ka dhënë leje për ta përdorur vaksinën. Ndërkohe as SHBA dhe as Europa nuk e ka dhënë ende lejen. Por ne do ta marrim vaksinën kur të nisë të kryhet masivisht në të gjithë Europën” -tha zv.ministri Nikolla në emisionin “Java në RTSH”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Turqia në izolim total gjatë fundjavës
Previous article AKSIDENT I RËNDË/ Makina përplas një 9-vjeçar në Durrës, dërgohet në spital

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT