• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shkencëtarët kanë frikë nga vala e dytë e COVID-19: Duhet të jemi vigjilentë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shkencëtarët kanë frikë nga vala e dytë e COVID-19: Duhet të jemi vigjilentë

11 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Për herë të parë pas disa muajsh, provinca kineze Hubei, ku u shfaq në fillim koronavirusi, po merr vëmendjen për mirë.

Rastet me COVID-19 kanë rënë praktikisht në zero, dhe javën e kaluar autoritetet hoqën kufizimet e udhëtimit brenda dhe jashtë krahinës. Tani shkencëtarët dhe pjesa tjetër e botës po shikojnë nëse lehtësimi i masave intensive do të rezultojë në shfaqjen e rasteve të reja.

“Është koha për të lehtësuar bllokimin, por duhet të jemi vigjilentë për një valë të dytë të mundshme të infeksioneve,” thotë Ben Cowling, një epidemiolog në Universitetin e Hong Kongut, i cili po ndjek situatën në Kinë.

Por disa studiues thonë se situata në Kinë është e ndryshme sepse qeveria e saj veproi në mënyrë agresive, duke përdorur masa distancuese sociale për të ngadalësuar përhapjen, shumë testime dhe izolimin e njerëzve të infektuar për të izoluar burimet e mundshme të transmetimit.

Kjo strategji e ndihmoi vendin të përmbajë shpërthimin. Por kombet e tjera, si Italia dhe Spanja, janë përqendruar kryesisht në ngadalësimin e virusit përmes distancimit social, pa testime intensive. Ata do të përballen me më shumë sfida kur të përpiqen të kthehen në jetën normale, thotë Cowling.

Vala e dytë

Virusi do ta kishte të vështirë të rishfaqej nëse një pjesë e konsiderueshme e njerëzve, midis 50% dhe 70%, do të infektoheshin dhe do të bëheshin imunë, thotë Leung.

Por ai vëren se edhe në Wuhan ku ndodhen më shumë se gjysma e 81,000 rasteve të Kinës – numri i atyre njerëzve të infektuar dhe që tashmë janë imunë ndaj sëmundjes është ndoshta më pak se 10% – që do të thotë se ka shumë njerëz ende të prekshëm nga infeksioni. Një vaksinë do ta rriste përqindjen e njerëzve imunë, por vaksina do të paktën një vit për të qenë gati.

“Këta numra nuk na lejojnë një lehtësim të masave,” thotë ai.

Për të kuptuar rrezikun e lehtësimit të masave “ju duhet të shikoni se çfarë ka ndodhur në Hong Kong me rikthimin,” thotë Tatem. Hong Kongu, si dhe Singapori dhe Tajvani, e përmbajtën përhapjen fillestare të koronavirusit me testime intensive dhe gjurmim të kontakteve.

Por gjatë javës së fundit, të tre rajonet kanë parë një rritje të infeksioneve të reja. Shumica ishin udhëtarët nga jashtë, por edhe disa transmetime lokale janë zbuluar. Të tre rajonet tani kanë ndaluar përkohësisht vizitorët ndërkombëtarë dhe po i rivendosin banorët në një karantinë dy-javore.

Masat e izolimit duhet të qetësohen “gradualisht, me shumë kujdes dhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme”, thotë Tatem.(Bota.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEGA-OPERACIONI ANTIDROGË NË FUSHË-KRUJË/ Policia nis kontrolle në sera dhe tunele për kanabis
Previous article “NUK DOJA”/ Futbollisti turk vret të birin e sëmurë me koronavirus në spital

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT