Koronavirus , po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën ku nga shumë vende janë infektuar dhe shumë persona kanë humbur jetë.
Numri i personave të infektuar në të gjithë botën ka shkuar në 100,710 persona të infektuar, 3,412 viktima dhe 55,995 persona janë shëruar.
Vendi i prekur më shumë nga koronavirus është Kina me mbi 80,576 persona të infektuar dhe me mbi 3,042 persona që kanë humbur jetë. Më pas vjen Koreja e Jugut me mbi 6,593 persona të infektuar dhe më pas vjen Irani me mbi 4,747 persona të infektuar. Pas Kinës vjen Italia me numër të lartë vdekjesh në Europë 148 viktima.
Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe faktin që në Shqipëri dhe në Kosova deri më tani nuk ka pasur asnjë person të infektuar nga koronavirus.
ALPEnews.al sjell shifrat e përditesuara deri në këto momente në të gjithë botën.







