• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shfaqen raste të infektuarish pa histori udhëtimi
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shfaqen raste të infektuarish pa histori udhëtimi

29 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Përhapja e koronavirusit po merr përmasa të tjera në mbarë botën. Në Shtetet e Bashkuara po shfaqen raste infektimesh të peronave që nuk kanë histori udhëtimi apo kontakti me të infektuar të tjerë. Virusi po përhapet me shpejtësi edhe në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran. OBSh-ja dyshon se vende si Irani apo Koreja e Veriut po e fshehin epideminë.

Përhapja e koronavirusit mori përmasa shqetësuese në Shtetet e Bashkuara, pasi nga e premtja po raportohen raste infektimesh të pacientëve që nuk kanë histori udhëtimi në vendet e prekura apo takime me të tjerë të infektuar.

Tre raste të tilla u raportuan në shtetet amerikane të Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit.

Brenda kësaj jave në Shtetet e Bashkuara janë raportuar 65 raste infektimesh, por deri më tani ato janë lidhur me udhëtimet jashtë vendit apo kontaktit me persona që kishin udhëtuar.

Përveç Kinës, epiqendra e epidemisë, Koreja e Jugut është numëron mijëra të infektuar, ku vetëm të premten autoritetet raportuan 594 raste të reja.

Shumica e infektimeve janë lidhur me një sekt fetar, ku disa javë më parë një person i infektuar kishte marrë pjesë në një meshë me mbi 4000 vetë.

Në Itali numri i infektimeve u rrit me të paktën 40 për qind. Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, ndërsa gjithsej mbi 800 vetë janë infektuar e 21 kanë humbur jetën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po i ndjek rastet me shqetësim edhe në Iran ku jo zyrtarisht mësohet se kanë humbur jetën nga koronavirusi mbi 200 vetë, e dhënë e hedhur poshtë menjëherë nga Ministria e Shëndetësisë.

ShBA-ja i ofroi ndihmë Irani për të frenuar epideminë, por ajo u refuzua nga Teherani zyrtar.

Ekziston gjithashtu frika se Koreja e Veriut po fsheh rastet e infektimit, pasi agjencia zyrtare e lajmeve citoi udhëheqësin Kim Jong Un të kërkonte gjatë mbledhjes së Byrosë Politike marrjen e të gjitha masave për të frenuar përhapjen e virusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON RECETËN PËR "EL CLASICO"/ Trajneri Zidane: Barcelona nuk është vetëm Messi
Previous article LOREDANA ANULON KONCERTIN/ Reperja zbulon arsyen: Nuk ka kuptim...

k.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT