• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Shërbimi i Mjekësisë Interne në QSUT, vatra e re e “nxehtë” e COVID-19. Infermierja nuk është shkaku i vetëm i përhapjes
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Shërbimi i Mjekësisë Interne në QSUT, vatra e re e “nxehtë” e COVID-19. Infermierja nuk është shkaku i vetëm i përhapjes

28 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

26 mjekë dhe infermierë në shërbimin e mjeksisë interne rezultojnë të infektuar me Covid 19 nga një kolege e tyre e cila po mbahet e shtruar prej 3 ditësh në spitalin Covid 1.

Infeksioni brenda këtij shërbimi është shtrirë edhe tek 14 pacientë të shtruar me patologji të rënda, c’ka referohet edhe në raportimet e dy ditëve të fundit të Ministrisë së Shëndetsisë.

Burime për News 24 pohojnë se pavarësisht infektimit në masë, shërbimi i mjekësisë interene nuk është mbyllur por vijon punën me staf të reduktuar që pas tamponit kanë rezultuar negativ. Ajo që mund të cilësohet një skandal më vete është fakti se mes pacientëve që vijojnë të marrin trajtim në shërbimin e kthyer në vatër infeksioni është edhe një i sëmurë rëndë me Covid 19 që për arsye të cilat nuk bëhen me dije nuk është transferuar në spitalin infektiv duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Po si u përhap kaq shpejtë dhe kaq masivisht virusi vrasës në një nga shërbimet kryesore të spitalit më të madh në vend, një skenar që ngjan shumë me infektimin masiv në fund të muajit mars që preku gjerësisht stafin mjekësor dhe infermieror në spitalin “Shefqet Ndroqi” një javë para se ky spital të kthehej në Covid 2.

Burime nga mjekësia interne hedhin dyshime të forta se shkaku kryesor i përhapjes së virusit është mungesa e mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor dhe infermieror të këtij shërbimi si dhe ngarkesa e lartë virale që mund të ketë patur infermierja që konsiderohet si burimi i infeksionit viral.

Nga radhët e personelit të infektuar me covid 5 prej tyre janë transferuar në spitalin infektiv ndërsa të tjerët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në negativizim të plotë.

Burime të besueshme thanë për News 24 se testit të tamponit i janë nënshtruar dhe një numër i madh mjekësh dhe infermierësh nga shërbimet e tjera spitalore që kanë patur kontakte me personelin e infektuar dhe pacientët e shtruar në klinikën e sëmundjeve interne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PEDALO TIRANËN"/ Veliaj prezanton konkursin për përdoruesit e biçiketave dhe 3 çmimet për fituesit
Previous article OFL SHËNJESTRON 4 TË RADHËS/ Tre të dënuar në Tiranë për vjedhje me dhune apo armë dhe një anëtar grupi kriminal në Shkodër

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT