• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ SHBA: Paralajmërim për një rritje tronditëse të numrit të vdekjeve
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ SHBA: Paralajmërim për një rritje tronditëse të numrit të vdekjeve

5 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarë të lartë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të dielën se do të përballen me një numër tronditës vdekjesh javën e ardhshme, ndërsa pandemia vazhdon të godasë rëndë vendin.

“Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e trishtuar e jetës për shumë amerikanë. Do të jetë Pearl Harbour, 11 shtatori i kohës sonë, veçse nuk do të jetë i lokalizuar në një vend. Do të ndodhë në gjithë vendin”, tha zyrtari më i lartë i shëndetësisë i vendit, Jerome Adams, në një intervistë me televizionin “Fox News”.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, foli pa doreza në emisionin “ “Face the Nation” të televizionit CBS:

“Kjo do të jetë një javë e keqe. Do të jetë shokuese për disa”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 9,100 vdekje dhe mbi 324 mijë raste të konfirmuara me koronavirus, dhe zyrtarët kanë parashikuar se numri total i të vdekurve mund të jetë nga 100 mijë deri në 240 mijë.

Modelet e ecurisë së virusit tregojnë se numri i të vdekurve mund të rritet në masë të konsiderueshme gjatë 7-9 ditëve të ardhshme, pasi ritmi i vdekjeve e ndjek atë të rasteve të konfirmuara me një ose dy javë distancë.

“Nuk mund të them që e kemi situatën nën kontroll. Kemi vështirësi ta vëmë nën kontroll”, tha zoti Fauci, megjithë urdhrat në 41 shtete, që përbëjnë 90% të vendit dhe popullatë prej 327 milionë vetësh, për të ndenjur në shtëpi, përveçse për nevoja të domosdoshme.

Megjithë rritjen e pritshme të numrit të viktimave në ditët në vazhdim, dr. Fauci tha se shpreson që pas 8-9 ditësh të shihet një ndalje dhe më pas rënie e rasteve.

“Po përpiqemi ta vëmë situatën shumë më tepër nën kontroll. Është e qartë se jemi më mirë nga sa ishim”, tha ai, duke shtuar se ka po bëhen më shumë testime, janë dhënë më shumë urdhra për të ndenjur në shtëpi, dhe po ndiqen më mirë kontaktet e atyre që kanë rezultuar pozitivë.

Megjithatë Presidenti Donald Trump, nuk ka pranuar të lëshojë një urdhër kombëtar për të qëndruar në shtëpi, duke thënë se do ta lërë në dorën e guvernatorëve të nëntë shteteve që nuk kanë lëshuar një urdhër të tillë, të vendosin nëse do ta bëjnë një gjë të tillë ose jo.

De. Fauci tha se banorët e atyre shteteve po “vendosin veten në rrezik”, duke mos u vetëizoluar, megjithëse guvernatorët e tyre nuk i kanë nxjerrë ato urdhra.

“Ky virus nuk diskriminon në bazë të vendbanimit në një komunite të vogël ose qytet të madh”, tha Dr. Fauci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË KOHË KORONAVIRUSI/ Ylli i Manchester Cityt thyen rregullat, festë seksuale me vajzën 21 vjeçare
Previous article SHKODRA SI "MINË ME SAHAT"/ 26 persona i nënshtrohet testit për COVID-19

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT