• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ SHBA do të studiojë nivelin e infektimit të fëmijëve me COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ SHBA do të studiojë nivelin e infektimit të fëmijëve me COVID-19

5 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) konfirmoi të hënën se një studim për të ndihmuar në përcaktimin e shkallës së infeksionit të fëmijëve me COVID-19 në SHBA dhe familjeve të tyre ka filluar regjistrimin e pjesëmarrësve.

Studimi, i quajtur “Epidemiologjia njerëzore dhe reagimi ndaj SARS-CoV-2” ose HEROS, është i financuar tërësisht nga qeveria dhe sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili është pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit. Studimi do të përpiqet të vlerësojë sa është përqindja e fëmijëve të infektuar me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, që zhvillojnë simptoma të sëmundjes.

Studimi HEROS do të kërkojë gjithashtu të përcaktojë nëse niveli i infeksionit viral ndryshon mes fëmijëve me gjendje alergjike ose astme dhe atyre që nuk i kanë ato.

“Një tipar interesant i kësaj pandemie është se shumë pak fëmijë janë sëmurë me COVID-19 në krahasim me të rriturit”, tha Dr. Anthony Fauci.

Fauci tha se studimi do të përcaktojë nëse arsyeja që fëmijët, mesatarisht, kanë më pak të ngjarë të sëmuren me COVID-19 është se ata janë rezistent ndaj infeksionit apo sepse janë të infektuar, por nuk zhvillojnë simptoma.

Gjashtë mijë njerëz nga 2,000 familje amerikane në 11 qytete po marrin pjesë tashmë në studime të kërkimit pediatrik dhe së shpejti do të regjistrohen në studimin e ri HEROS. Ekipi i studimit pritet të ndjekë këto familje në distancë për gjashtë muaj për të konstatuar se kush infektohet nga virusi, dhe nëse virusi transmetohet te anëtarët e tjerë të familjes dhe cilët anëtarë të familjes me virus përfundojnë të zhvillojnë simptoma të COVID-19.

“Deri tani, të dhënat për masën e infeksionit SARS-CoV-2 në popullatën anmerikane kanë qenë të kufizuara për njerëzit që bashkëveprojnë fizikisht me sistemin e kujdesit shëndetësor: ata që janë testuar – veçanërisht ata që testojnë pozitivisht – dhe ata me sëmundje të rëndë,” tha drejtuesja e studimit Dr. Tina V. Hartert.

Ajo beson se të dhënat e mbledhura nga ky studimi do të ndihmojnë në plotësimin e këtij hendeku të njohurive dhe do të ofrojnë më shumë informacion se si të bëhen ndërhyrjet në shëndetin publik./voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ SHBA regjistron më shumë se 22.000 raste të reja dhe 1.240 vdekje brenda 24 orëve
Previous article KORONAVIRUSI/ 85 teste në Krujë, 5 raste të reja pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT