• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Shahini qetëson maturantët: Në provim nuk do të keni asnjë pyetje nga temat që nuk keni bërë (VIDEO)
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Shahini qetëson maturantët: Në provim nuk do të keni asnjë pyetje nga temat që nuk keni bërë (VIDEO)

31 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qetësuar nxënës e studentë por edhe vetë prindërit e tyre se përkundër pandemisë nuk rrezikojnë djegien e këtij viti shkollor.

Në një lidhje me skype për Rtv Ora, Shahini tha se do bëhet vlerësimi edhe për mësimin online.

Shahini dha përgjigje për disa shqetësime aktuale, kryesisht të maturantëve.

Ministrja tha se shpreson që datat e provimeve që mos ndryshojnë dhe pse nuk e përjashtoi, ndërsa garantoi se asnjë maturant që do të studiojë brenda apo jashtë nuk do të penalizohet për aplikimet.

Shahini tha gjithashtu se në provimet e maturës nuk do të ketë asnjë pyetje nga temat që nuk janë bërë nga nxënësit.

Pjesë nga intervista

Besa Shahini: Nuk ekziston mundësia e djegies së këtij viti. Do marrim parasysh gjithë punën e bërë deri në kohën kur filloi pandemia dhe punën që po bëhet online.  Vlerësimi do të bëhet duke marrë parasysh gjithë punën para dhe pas pandemisë. Mësuesit e kanë më lehtë se pedagogët se i njohin më mirë nxënësit e tyre. E dinë nivelin dhe potencialine  tyre. Po bëhen vlerësime aq sa është e mundur në këto kushte.Kur të kthehemi në shkolla do bëhet vlerësimi përfundimtar. Shpresoj se nuk kemi nevojë të lëvizim datat dhe të kryejmë edhe provimet kombëtare që të mbyllim vitin shkollor si duhet.

Pasoja nga mësimi online- Kam shqetësim vetëm për nxënësit që janë më të dobët në mësime apo vinë nga familje me kushte të vështira ekonomike që mund të mbeten më mbrapa në mësime. Ka qenë ndryshim i madh por edhe kanë përfituar diçka shtesë, shumica e tyre.

Matura shtetërore online? Nuk jemi në kushte ku të bëjmë maturën apo provimin e klasës së 9 online ende. Po punojmë fort që të mbërrijmë në atë pikë vitet e ardhshme.

Maturantët nuk do penalizohen-Sivjet provimet e maturës  do ti bëjmë në salla të mëdha si vitete  tjera, korrigjimni i tëri dixhital ndërsa testi do të administrohet me laps dhe letër. Kjo do të ndodhë kur të mbyllet periudha e pandemisë dhe të kemi mundësi të grumbullohemi në salla të mëdha. Matura është në qershor dhe shpresoj të kemi mundësi deri atëherë. Duhet të kemi kujdes me pyetje që i bëjmë, të heqim temat që nuk janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe që të jetë sa më i drejtë. Maturanët të mos shqetësohen, ta shfytëzojnë kohën për të mësuar sa është e mundur.

I kemi orientuar mësuesit e maturantëve që të fokusohen te lëndët që ata kanë zgjedhur për maturë dhe të mos i ngarkojnë me lëndë të tjera. Po shohim dhe shtetet e tjera. Gjermania ka lëvizur datat se i ka pasur në fillim të majit, Franca i ka në qershor si Shqipëria dhe nuk ka njoftim që ti anulojë. Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen, ne do të marrim parasysh se cilat tema i kanë zhvilluar dhe cilat jo.

Janë disa opsione, të shtyhet matura për një moment të dytë. Kjo nuk është problem për maturantët në univeristetet shqiptare pasi do bëjmë një marrëveshje që të pranojnë aplikimet me vonesë. Besoj se nuk do të jetë as për ata që studiojnë jashtë pasi jemi në komunikim të të shtyjnë datat e pranimeve. Të gjithë jemi në këtë situatë. Besoj se do krijohen kushet që të gjithë të kenë mundësi të aplikojnë në Universitetet që duan të studiojnë edhe nëse jemi të detyruar të shtyjmë datat e këtij provimi të rëndësishëm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Sorrat këtu krakëllijnë kundër mjekëve në Itali, bjerini këmbës. Na bënë krenarë
Previous article SHBA 100 MILIONË DOLLARË PËR ITALINË/ Trump: Po kalojnë një moment të vështirë, do jetë ndihmë mjekësore për spitalet

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT