• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Sa do zgjasë epidemia? Flasin ekspertët italianë dhe amerikanë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Sa do zgjasë epidemia? Flasin ekspertët italianë dhe amerikanë

26 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Sa do të zgjasë epidemia e koronavirusit? Kjo është pyetja që bëjnë sot miliarda njerëz në botë.

“Disa muaj”, – kjo ishte përgjigja që dha Profesor Gianni Rezza gazetarëve që e pyetën.

Bashkëjetesa midis Italisë dhe koronavirusit do të jetë e gjatë. Kemi një numër të vogël rastesh. Kemi arritur gjeneratën e dytë ose të tretë të infeksioneve”, shpjegon drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit duke u përpjekur të sigurojë se “Përhapja e koronavirusit është e kufizuar. Rastet e reja janë pothuajse të gjitha që i atribuohen epiqendrës së epidemisë në zonën e Lodi dhe dy shpërthimeve më të vogla në Veneto”. Por Rezza është edhe realist teksa thotë se “Ende presim një rritje të numrit të të infektuarve dhe masat e marra po japin efektet e pritura”.

Virusi jashtë kafazit

Me pak fjalë, koronavirusi është midis nesh. “Tani ai ka dale jashtë kafazit,” pranon Guido Silvestri, i cili drejton departamentin e Patologjisë në Universitetin Emory në Atlanta.

“Ne e gjejmë koronavirusin pothuajse kudo. Ai ende do të infektojë shumë njerëz. Fatmirësisht nuk bën shumë dëme, veçanërisht te personat nën moshën 60 vjeç. Të rinjtë do jenë në gjendje të mirë kurse fëmijët edhe më mirë. Rreziku më i madh është për të moshuarit dhe të sëmurët në dializë, me sëmundje të zemrës apo frymëmarrjes”.

“Me koronavirusin do të qëndrojmë bashkë edhe për një kohë të gjatë, por në fund do të jemi në gjendje të thyejmë zinxhirin e infeksioneve” parashikon Massimo Ciccozzi, epidemiolog i kampusit biomjekësor të Romës.

Të presim pranverën

Është e mundur që përhapja e koronavirusit të jetë e lidhur edhe me faktorët mjedisorë- shpjegon Silvestri, – Ndoshta temperature e lartë luan një rol në kufizimin e epidemisë.

Përsa i përket pranverës, duhet të presim gjithashtu për të kuptuar drejtimin që do të marrë epidemia. “Në javët e ardhshme, kur pacientë të shërohen, ne do të shohim nëse infeksionet e reja vazhdojnë”, shpjegon Giovanni Maga, virolog dhe drejtor i Institutit CNR të Gjenetikës Molekulare të Pavisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJO DHE BABAI I KUSHTUAN JETËN ATDHEUT"/ Flet djali i Nexhmije Hoxhës pas vdekjes së saj: Jemi krenarë...
Previous article FOTOALBUMI/ Vdes Nexhmije Hoxha. Kush ishte gruaja e diktatorit KOMUNIST. Pamjet kur nderonte si ZOGISTE

k.autor

Postime të ngjashme

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT