• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ruçi: Qeveria e përgatitur për të përballuar Covid-19. Situata kërkon bashkëpunimin e ekspertëve dhe qytetarëve
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Ruçi: Qeveria e përgatitur për të përballuar Covid-19. Situata kërkon bashkëpunimin e ekspertëve dhe qytetarëve

9 February, 2021 Delo.autor Politikë

Po mbahet në Tiranë Konferenca Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja”, ku flitet për situatën e koronavirusit në vend dhe masat e marra për përballimin e Covid-19.

Kryetari i parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, në fjalën e mbajtur në konferencë, deklaroi se qeveria është e përgatitur për të përballuar Covid-19, kurse shtoi se situata kërkon më shumë bashkëpunim të qytetarëve dhe ekspertëve shëndetësorë.

“Kuvendi dhe parlamentarët u përgatitën për koronavirusin. Tërmeti na kujtoi se ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga fenomenet e natyrës duhet të rregullohen. Përballimi i pasojave të tërmetit kërkonte lidership teknik. Përballimi i pandemisë është një sfidë shumë e madhe.

Përballimi i pandemisë kërkon lidership, që kërkon bashkëpunim të qeverisë me qytetarët. Kërkuam nga qytetarët bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Pandemia ka shkaktuar pasoja ekonomike e sociale si dhe thellim të pabarazisë sociale”, tha Ruçi.

Gramoz Ruçi nënvizoi se gjithë shoqëria duhet që të ndihet përgjegjëse dhe të kontribuojë me marrjen e masave, që të mund të shmangë sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

“Pandemitë dhe epidemitë nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e qytetarëve. Kërkohet ndarje e përgjegjësive mes qeverive, ekspertëve, mjekëve dhe qytetarëve. Edhe pse pandemi, mësimet janë mbajtur. Sa më shumë të hapemi, aq më shumë kujdes duhet të bëjmë.

Kjo pandemi tregoi se globalizimi ka të mirat, por mund të kthehet edhe në kërcënim, nëse nuk marrim masa. Situata varet nga masat mbrojtëse. Jeta na është bërë për të jetuar dhe duhet bërë gjithçka për ta mbrojtur atë. Në sistemin shëndetësor duhet të korrigjojmë disa pjesë, që të mbrojmë shëndetin publik”, deklaroi Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPITALI I PRIZRENIT "HAP DYERT" PËR TË PREKURIT ME COVID NGA KUKËSI/ Drejtori: Për ne janë të gjithë njësoj
Previous article JUVENTUS-INTER/ CR7 s’iu shënon asnjëherë në shtëpi "zikaltërve", Lukaku “fiket” kundër "bardhezinjve". Ja statistikat...

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT