Që prej mesnatës së 31 korrikut qeveria e Boris Jonhson ka surprizuar banorët në veri të vendit me vendosjen e disa masave kufizuese për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.
Masat u vendosën për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus ka njoftuar Ministria Shëndetësisë. Ndryshimet do të prekin 4 milionë banorë.
Familjarët, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme, nuk mund të takohen në ambiente të mbyllura në Manchester, Lancashire dhe West Yorkshire, si pjesë e masave që erdhën pas shtimit të rasteve me COVID-19.
Gjithashtu, qendrat e përkujdesjes dhe azilet kanë pezulluar planin për pranimin e vizitave nga familjarët, pasi mungojnë testet për stafin dhe të moshuarit.
Kufizimet e reja janë kritikuar nga opozita laburiste, që nënvizon se erdhën pa asnjë paralajmërim dhe se janë të paqarta. Por qeveria i ka mbrojtur ato.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se njoftimi 3 orë përpara vendosjes së masave ishte më se i mjaftueshëm. Ai tha se shtimi i rasteve të fundit ka ardhur si pasoje e mosrespektimit të distancimit social.


