Kruja është kthyer në një nga vatrat më të rrezikshme për rastet e konfirmuara pozitive me COVID-19 dhe të infektuarit janë punonjëse gra të dy fasonerive si dhe kontakte familjare të tyre.
Sipas burimeve për Report Tv në Krujë shifra është rritur me 6 raste të reja që kanë rezultuar pozitive pas marrjes së tamponi pasditen e djeshme. Të 6 rastet e reja janë pjesë e një fasonerie në Krujë, të cilat po rrisin numrin e të infektuarve çdo ditë e më shumë.
Aktualisht në Krujë numërohen 23 raste pozitive, ndërsa gjatë ditës së sotme, po sipas burimeve deri në këto momente janë marrë 21 tamponë.


