Vijon të rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë vdekur 2448, duke shkuar në 75,670 në total sipas të dhënave të Johns Hopkins University.
Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 2073 persona pra kemi një rritje të viktimave. Po ashtu edhe numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA është rritur, 28420 vetën 24 oret e fundit duke shkuar në rreth 1,3 milionë. SHBA është vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit.
Koronavirusi ka prekur të gjitha fushat. Më shumë se tre milionë persona janë regjistruar për herë të parë si të papunë javën e kaluar në SHBA dhe numri total i të papunëve të kompensuar ka arritur nivelin më të lartë në histori, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.
(BalkanWeb)