Katër raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 ditën e sotme në Krujë.
Mësohet se rastet e reja janë kontakte e të infektuarve më parë.
Në Krujë deri më tani janë 31 raste aktive. Kujtojmë që në vendin tonë deri më tani 31 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 969 persona janë të infektuar, nga të cilët 771 janë shëruar.