• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Rrëfimi rrëqethës i mjekut amerikan që po lufton me COVID-19: Nuk mund t’i shpëtoj dot të gjithë (FOTOT)
Home
Jetë

KORONAVIRUSI/ Rrëfimi rrëqethës i mjekut amerikan që po lufton me COVID-19: Nuk mund t’i shpëtoj dot të gjithë (FOTOT)

30 July, 2020 s.autor Jetë

Doktor Joseph Varon,  mjek në “United Memorial Medical Center” (UMMC) tha që ai ka frikë se së shpejti do të përballet me një dilemë me të cilën shumë mjekë kanë thanë që janë përballur  gjatë pandemisë: Të vendosin se kë nga pacientët duhet të shpëtojnë.

“Kam frikë se në një moment do të duhet të marr disa vendime shumë serioze”, tha ai për Reuters në një intervistë. “Po filloj të krijoj idenë se nuk mund t’i shpëtoj të gjithë”.

 

58 vjeçari,  ka deklaruar se ka të shtruar mesatarisht 40 persona në ditë. Ai tregoi se ka nënshkruar më shumë certifikata vdekjeje në javën e fundit sesa në në karrierën e tij, raporton abcnews.al

 

Në fillim të këtij muaji, Reuters vëzhgoi punën e specialistit të mushkërive dhe kujdesit intensiv ndërsa ai nxitonte nëpër korridore – i ndjekur nga një grup infermierësh dhe studentë të mjekësisë duke kontrolluar pacientët, ndonjëherë edhe duke i ngushëlluar ata. Shumë prej pacientëve të tij kishin nevojë për maska oksigjeni.

Pasdite, mjeku dhe ekipi i tij  u përpoqën të shpëtonin një pacient, por fatkeqësisht nuk mundën. Personeli mjekësor e mbuloi trupin e tij në çarçafë të bardhë.

 

Ndërsa pandemia e koronavirusit  ka kapluar kombin amerikan për muaj të terë, punëtorët e kujdesit shëndetësor shpesh bien pre e virusit që ka vrarë rreth 150,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. E as ekipi i Varonit nuk bëri përjashtim.

 

Christina Mathers, një infermiere 43-vjeç në UMMC,  rezultoi pozitive me COVID-19 javën e kaluar.

“Kjo është gjëja më e vështirë”, tha Mathers, e cila ka punuar çdo ditë tjetër që nga 29 prill.

Varon, i cili ishte një praktikant kur një tërmet i madh goditi Mexico City në vitin 1985, tha se trajtimi i virusit ka qenë sfidë për profesionistët mjekësorë.

“Gjatë gjithë jetës sime, unë kam qenë pjesë e fatkeqësive të mëdha”, ka thënë ai. “Asgjë nuk ka qenë aq e vështirë sa COVID-19”.

 

Ndërkohë Riley Harrison, 67 vjeç, tha që filloi të ndihej sikur nuk mund të merrte frymë mjaftueshëm më pas zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Gruaja e tij rezultoi gjithashtu pozitive me Covid-19. Tani, ata të dy janë shtruar në spital në UMMC, raporton abcnews.al

Varon i  tregoi eksperiencën e tij Henry Rodriguez, 39 vjeç, i cili është shtruar në spital me COVID-19.

“Nuk mund të merrja frymë”, tha Riley në një pëshpëritje ndërsa oksigjeni rridhte nëpër tuba në hundën e tij.

“Nëse doni të vdisni, atëherë infektohuni me COVID-19”.

Ekspertët mjekësorë dhe zyrtarët  kanë raportuar për një numër në rritje të të rinjve të prekur me COVID-19. 18 vjeçarja Larissa Raudales kishte probleme me frymëmarrjen dhe tha që mushkëritë e saj ishin tashmë të dëmtuara kur e dërguan në UMMC. Pas mjekimit ajo kishte filluar të ndihej më mirë, raporton abcnews.al

“U tmerrova… mendova se nuk mund të merrja frymë më”, ka rrëfyer ajo. “Unë thjesht mendova se do të vdisja”.

 

Studenti i shkollës mjekësore Fernando Olvera, 26 vjeç,  gjithashtu u shtrua në spital. Dr. David Persse, mjek në Departamentin e Shëndetit të Houston, tha që spitalet po “luftojnë”, pasi ata po përballen  me një mungesë të personelit për të trajtuar një krizë që po vazhdon prej muajsh.

“Njerëzit që punojnë në spitale janë të lodhur… Është një lodhje fizike dhe psikologjike”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E LISTAVE/ Murrizi: Ja që ia arritëm kësaj dite. Tani radhën e ka depolitizimi...
Previous article VRASJA E 40-VJEÇARIT/ Njolla gjaku në dysheme, tavolinë e ulëset e lokalit, pamjet e rënda nga skena e krimit në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT