• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Reagimi pozitiv ndaj COVID-19 i jep fitoren partisë së presidentit të Koresë së Jugut
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Reagimi pozitiv ndaj COVID-19 i jep fitoren partisë së presidentit të Koresë së Jugut

16 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Partia e presidentit jugkorean, Moon Jae-in ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare, pasi votuesit kanë përkrahur përgjigjen e qeverisë kundër pandemisë me koronavirus.

Koreja Jugore ka qenë në mesin e shteteve të para që ka mbajtur zgjedhjet prej kur ka shpërthyer sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Përgjatë procesit zgjedhor është raportuar për masa të ashpra të sigurisë dhe distancimit fizik.

Pas gati të gjitha votave të numëruara, Partia Demokratike e presidentit Moon ka fituar 163 ulëse në Asamblenë Kombëtare.

Partia simotër, Partia e Platformës, duket se do të fitojë edhe 17 ulëse tjera, që i bie se qeveria mund të fitojë një total prej 180 ulëseve.

Në mesin e kandidatëve që kanë fituar ulëse ka qenë edhe dezertuesi verikorean, Thae Yong-ho.

Thae, i cili në të kaluarën ka qenë diplomat i lartë në Ambasadën e Koresë Veriore në Londër, ka fituar një ulëse për zonën Gangnam në Seul.

Koreja Jugore ka qenë një prej vendeve të para ku ka shpërthyer koronavirusi pas Kinës, mirëpo ka menaxhuar shpejt situatën përmes gjurmimit të kontakteve dhe zbatimit të distancimit fizik.

Përndryshe, Koreja Jugore nuk ka shtyrë kurrë mbajtjen e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 1952, pavarësisht pse shteti ka qenë në mesin e Luftës Koreane./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKISJA QË PO SHPËTON JETË/ Flet shqiptari që dizenjon ventilatorë në SHBA: Ja pse Gjermania ka numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19
Previous article “DITA E EKSODIT”/ 21-vjetori i shpërnguljes masive të shqiptarëve të Kosovës

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT