• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ramazan pa iftar, sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Ramazan pa iftar, sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën

16 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën: agjërimi i përditshëm gjatë Ramazanit mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik favorizon sëmundjen.

Pandemia e Coronës është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Sepse nga pasojat e saj preken tri nga pesë shtyllat e besimit islam: shumë vende e kanë kufizuar lirinë e tubimeve dhe xhamitë janë të mbyllura. Pelegrinazhet për në Mekë aktualisht nuk lejohen, pasi Arabia Saudite e ka mbyllur vendin e shenjtë për momentin. Dhe tani është në rrezik edhe Ramazan. Periudha njëmujore e agjërimit islam fillon të enjten më 23 prill. Gjatë Ramazanit muslimanët lejohen të hanë dhe të pinë vetëm në mbrëmje dhe natën.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të Coronës agjërimi “normal” vështirë se duket i mundur për momentin. Sepse heqja e përditshme dorë nga ushqimi mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik mund të favorizojë sëmundjen. Sidoqoftë agjërimi vlen vetëm për aq kohë sa shëndeti nuk rrezikohet – njerëzit e sëmurë dhe të dobët, si dhe gratë shtatzëna, përjashtohen nga rregulli i mbajtjes së Ramazanit. Dhe ky përjashtim madje mund të bëhet rregull për të gjithë në vitin 2020.

Irak Coronavirus - Ramadan (picture-alliance/dpa/A. A. Mohammedaw)Këtë vit nuk ka thyerje të iftarit duke darkuar me miqtë për shkak të virusit Corona

Grumbullime problematike

Por në kohën e Coronës shumë më problematike është ndërprerja e agjërimit në mbrëmje: kur familjet dhe miqtë takohen për të darkuar dhe luten së bashku. Mbrëmja fillon tradicionalisht me ëmbëlsira dhe një gotë ujë ose qumësht. Pastaj vazhdojnë faljet dhe në fund iftari. Por në kohën e “distancimit shoqëror” grumbullime të tilla natyrisht janë problematike.

Për iftar mblidhen së bashku mijëra vetë. Këto takime publike janë anuluar në shumë vende: si në Egjipt. Madje edhe Irani i ka kufizuar masivisht ritet fetare këtë vit. Në një video-mesazh më 9 prill 2020, udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ali Khamenei u tha bashkatdhetarëve të tij: “Këtë Ramazan lypset të heqim dorë nga tubimet publike. Kjo vlen si për faljet edhe për tubimet për iftar.” Edhe myslimanët në Gjermani po përgatiten këtë vit për kufizime të mëdha. Sikurse gjatë ditëve të Pashkës kur kishat qëndruan të mbyllura, të mbyllura për tubime do të qëndrojnë gjatë Ramazanit edhe xhamitë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA E JASHTËZAKONSHME E KUVENDIT/ Maskat e VEÇANTA të deputetëve, nga inicialet tek...ngjyrat!
Previous article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ BE-ja i ofron “kërkim-falje të thellë” Italisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT