• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Rama: Ndalohet dalja tek liqeni në Tiranë dhe në çdo zonë publike në qytetet e tjera (VIDEO)
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Rama: Ndalohet dalja tek liqeni në Tiranë dhe në çdo zonë publike në qytetet e tjera (VIDEO)

14 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të ndalohet frekuentimi i parkut të liqenit artificial në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar.

Në një video-mesazh për qytetarët nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Rama u shpreh:

“Jemi me fat që kemi këtë kohë të mirë dhe të ngrohtë, mund t’i mbajmë dritaret hapur gjatë gjithë ditës për ajrosjen e shtëpisë dhe të fikim ajrin e kondicionuar që është një armik në këtë luftë. Por kjo nuk do të thotë të dalim xhiro familjarisht siç ka ndodhur dje dhe sot në Liqenin e Tiranës ku vërtetë nuk kishim shumë njerëz si zakonisht në një mot të tillë, por mjaftueshëm për të cënuar rregullat e mbrojtjes individuale. Apo buzë liqenit të Shkodrës ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh dhe jo në kohë lufte. Nuk kemi kohë për të vazhduar me sensibilizimet sepse çdo orë është kritike për forcimin e vijave të mbrojtjes individuale dhe kolektive. Prandaj do të ndalojmë menjëherë frekuentimet në zonën e parkut të liqenit në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në cdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar”, tha Rama.

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma nuk dua t’ju fus frikën të zbatoni rregullat, por kam detyrë tju informoj. Masat kufizuese janë të domosdoshme për ta ngadalësuar përhapjen. Nëse nuk e ngadalësojmë numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh se numri i shtretërve që do të bëhet për t’i hospitalizuar. Dhe këtë problem e kanë të gjitha vendet. Sistemi ekselend i Lombardisë ra në kolaps. Masat shtrenguese që do marrim na japin kohë teksa bota po kërkon papushim ilaçin dhe temperaturat e motit do të rriten gjë që pritet ta dobësojë forcën goditëse. Javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë, asnjë panik se kësaj nuk i shamnget dot askush. Është kurba e përhapjes. Kjo jeta e re që sapo ka nisur nuk është si stërvitjet ushtarake në kohën e zborit që na zgjonim në mëngjes me alarm fals unë andej e kam bërë zborin nga kondrat e Mamurrasit për të rrëzuar avionët. Kjo është luftë e vërtetë me armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimit. Durim, durim, durim. Dhe meqë po rrimë në shtëpi të gjithë, unë po bëj ushtrime yaga dhe ushtrim dy vakte në 8 orë, në 16 orë agjërim, është super për trupin dhe mendjen. Kush do le ta provojë dhe do të më japë të drejtë “, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITË E ZEZË PËR IRANIN/ 97 viktima në 24 orë nga koronavirusi
Previous article KORONAVIRUSI/ Spitali Ushtarak vihet në gatishmëri për të prekurit nga epidemia

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT