• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Rama i përgjigjet Hajdarit: Nuk po dënoj popullin, por atë që shkel masat e na rrezikon të gjithëve
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Rama i përgjigjet Hajdarit: Nuk po dënoj popullin, por atë që shkel masat e na rrezikon të gjithëve

16 April, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj deputetes Rudina Hajdari e cila tha se po i kërcënon shqiptarët me burg. Rama tha se ndryshimi në Kodin Penal bëhet për të ndëshkuar shkelësit që rrezikojnë dhe kërcënojnë shëndetin dhe jetën e popullit. Kreu i qeverisë tha shembuj shtetesh të tjera që kush nuk respekton masat ka dënime deri në 10 vjet, ndërkoë që Kodi Penal shqiptar nuk ka asnjë resht sipas tij për epideminë.

“Unë nuk e kuptoj çfarë lidhje ka një dënim me popullin, pse thoni populli dhe dënimi. Populli dhe gjoba. Pse? Gjobat dhe dënimet për popullin vihen? Si vihen për popullin? Populli është ai që shkel ligjin, populli shkon në burg, çfarë popull janë ata që shkelin ligjin? Kush shkel ligjin është individ nuk është popull. Dhe pikërisht për interesin e popullit, individi që shkel ligjin ndëshkohet. Në demokraci ndëshkimi i individit vjen si rezultat i kërcënimit që ai përfaqëson për popullin. Dhe meqë nuk doni. Unë nuk e di, s’ka mundësi që të mos e dini. Por nuk doni ta kuptoni, që në Kodin tonë Penal nuk ka asgjë për epideminë. Është i vetmi kod penal në Evropë që nuk ka asgjë. ka po, vetëm për kafshët. Si karantinohen kafshët. Danimarka, çfarë është diktaturë, 3 vjet për ata që shkel rregullat e vendosura, deri në  8 vjet për atë që përfiton nga shkelja e rregullave. Po themi, dikush që merr në qafë të tjerët se do të bëje biznes. Sllovenia, 3, 5 dhe 10 vjet burg. Meqë më kishte numëruar në karantinë zonja Hajdari 675 herë, nuk e kam thënë asnjëherë, po e them tani, dënim me burg. Italia e ka pasur dënim me vdekje, dhe kur u hoq në gjithë Evropën, e ktheu në burgim të përjetshëm. Këto masa janë vetëm për kohëzgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë nga epidemia, për javët dhe muajt në vijim, dhe aty mbaron, dhe janë nëse larg qoftë do ndodhë herë tjetër. Por të shikoni numrin e shkeljeve ka ardhur në rritje, sa më shumë garantohet sistemi shëndetësor sa më pak shtretër ka në spital, aq më shumë rriten shkeljet”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN NDËSHKIMET PËR SHKELËSIT QË.../ Rama JEP LAJMIN: Do fillojmë HAPJEN javët në...
Previous article RIATDHESIMI/ Rama: Karantina, jo dëshirë por detyrë! Deri tani s'kemi gabuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT