• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Qeveria franceze sqaron vonesat në vaksinim anti-covid: Për arsye të logjistikës
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Qeveria franceze sqaron vonesat në vaksinim anti-covid: Për arsye të logjistikës

4 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria franceze i ka dalë në mbrojtje fushatës së saj të vaksinimit kundër koronavirusit, përkundër kritikave se ajo po shkon shumë ngadalë. Në javën e parë të fushatës janë vaksinuar 516 persona.

Zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, tha se vonesat janë shkaktuar për arsye të logjistikës. Sipas tij, ekipet shëndetësore duhej të vizitonin të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe të merrnin pëlqimin e secilit person.

Bashkimi Evropian filloi vaksinimin me vaksina Pfizer/BioNTech më 27 Dhjetor. Nga e diela në mëngjes rreth 240.000 persona ishin vaksinuar në Gjermani.

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që filloi t’u japë njerëzve vaksinën kundër koronavirusit të Oksford-AstraZeneca. Ndërsa, në këtë vend rreth një milion njerëz tashmë janë vaksinuar me atë të Pfizer/BioNTech.

Gabriel Attal, i cituar nga faqja franceze e lajmeve LCI, tha se qeveria franceze po ndiqte këshillat shkencore, duke u dhënë përparësi të moshuarve në shtëpitë e kujdesit. “Një fillim i vaksinimit më gradual është i nevojshëm për arsye logjistike: nuk mund t’u kërkoni këtyre njerëzve të shkojnë diku tjetër në vend, dhe vonesa lidhet gjithashtu me një konsultë para-vaksinimit dhe marrjen e pëlqimit. Kjo kërkon pak më shumë kohë”, tha ai. Franca është ndër vendet më të goditura të Evropës nga pandemia. Numri i të vdekurve nga sëmundja COVID-19 deri më tani është 65.037 – pak më pak se Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Spitalet franceze po trajtojnë 24.780 pacientë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIKTIMAT IA KISHIN NDALUAR HYRJEN/ "Jam Oti", si përdori nipin e tij Përparim Ademi për tu futur në shtëpinë e motrave
Previous article "KËTË PALLATIN KËTU..."/ Rama për rindërtimin e sheshit të flamurit në Vlorë: Do transformohet në një qendër...

Delo.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT