Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, 21 fëmijë janë prekur nga Covid 19.
Të dhënat u bënë me dije nga Dr. Eugena Tomini, e Institutit të Shëndetit Publik.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 22 raste të reja me Covid-19, prej tyre 3 në Shkodër, 2 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 12 në Kurbin.
Numri i të infektuarve në total është 584 dhe 26 prej tyre e kanë humbur jetën.


