• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Protokolli italian për trajtimin e pacientëve me Covid-19 i ndarë me Ballkanin Perëndimor
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Protokolli italian për trajtimin e pacientëve me Covid-19 i ndarë me Ballkanin Perëndimor

8 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Sarajevë/Tiranë- Italia, edhe njëherë i ka dhënë një ndihmë Ballkanit Perëndimor dhe për këtë ne jemi shumë mirënjohës.

Shokët tanë italianë me aq bujari ndanë me ne përvojën e tyre dhe protokollet për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Ne, RCC, kishim këtë detyrë modeste për t’i përkthyer këto dokumente në të gjitha gjuhët e rajonit dhe t’i ndanim ato me qeveritë tona partnere.

Do sigurohemi që institucionet përkatëse mjekësore t’i marrin ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Jemi krenarë të themi që e përfunduam këtë detyrë shumë shpejt, të vetëdijshëm që çdo ditë, në luftën kundër virusit, ka shumë rëndësi. Ky është solidaritet i vërtetë ndërveprimi”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një bujari e qeverisë italiane, që e ndau me Qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

Duke pasur parasysh situatën aktuale në luftën kundër përhapjes së COVID-19 në Ballkanin Perëndimor dhe përvojën e gjerë të vendit në trajtimin e pacientëve të infektuar, autoritetet italiane kontribuan në luftën e rajonit kundër përhapjes së virusit duke shpërndarë me bujari protokollin e tyre me udhëzime që synojnë trajtimin e pacientëve COVID-19.

“Edhe pse jam italian, unë ndjehem si të isha qytetar i këtij rajoni, pasi tashmë u bënë shumë kohë që kam jetuar në Sarajevë. Kështu që nuk mund të ndiej gjë tjetë veç empatisë për qytetarët e rajonit si dhe mirënjohje për të gjitha mesazhet e mbështetjes që kanë ardhur për Italinë, kur vendi im po vuante shumë.

Tani duam të ndajmë mësimet që kemi marrë gjatë kësaj beteje, pjesën më të keqe të së cilës, për fat të mirë, e lamë pas krahëve. Këto protokolle vijnë nga përvoja e punonjësve tanë mjekësorë që ishin ballë për ballë me virusin dhe jam i sigurt se ato do të ndihmojnë shumë kolegët e tyre në të gjithë Ballkanin. Ne jemi më të fortë së bashku kundër pandemive, “tha Nicola Minasi, Ambasadori i Italisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Këto protokolle përfshijnë të gjitha informacionet themelore për profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilat tashmë janë, ose do të përfshihen në trajtimin e personave të infektuar me virusin Covid-19. Udhëzimet ishin rezultat i bashkëpunimit të specialistëve të sëmundjeve infektive, pneumologëve, specialistëve të sëmundjeve të brendshme, specialistëve të urgjencës, specialistëve të Shëndetit Publik dhe ekspertëve të tjerë mjekësorë që kaluan pjesën më të keqe të pandemisë COVID-19 në Spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me kërkesë të Ambasadës së Italisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka siguruar përkthimin e protokolleve në gjuhët e secilit shtet të Ballkanit Perëndimor dhe ua ka shpërndarë ato qeverive në të gjithë rajonin për t’u shpërndarë më tej në institucionet përkatëse mjekësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META "HARRON" KUR KA MBARUAR LUFTA/ Ngatërron datën dhe uron fitoren mbi nazistët
Previous article KORONAVIRUSI/ Pas lehtësimit të masave kufizuese Europa po krijon "flluskën e parë të udhëtimit"

Delo.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT