• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Profesori i Mikrobiologjisë tregon gjithçka që duhet të dimë për t’u mbrojtur
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Profesori i Mikrobiologjisë tregon gjithçka që duhet të dimë për t’u mbrojtur

20 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Pedagog i mikrobiologjisë ushqimore dhe higjienës në Universitetin Bujqësor të Tiranës Prof. Kristaq Sini u shpreh në studion e ABC News se ka një shpresë që në Shqipëri koronavirusin mund ta kalojnë pak më lehtë se vendet e tjera për disa shkaqe.

“Do thoja që kam ndjekur me shumë vëmendje gjithçka ka ndodhur që kur u përhap në Ëuhan. Në lidhje me këto ngjarje që kanë ndodhur, dhe këtu e theksoj që në fillim, janë shumë të drejta, dhe janë marrë disi në kohë. Po të kujtojmë kohën e kolerës, edhe atëherë izoloheshin me tu identifikuar rasti i parë.

Me rastin e kolerës Robert Kohen, zbuluesi i vibrionit të kolerës, vuri re që sëmureshin shumë persona me kolerë por që vdisnin vetëm ata që kishin patur probleme gastroenterite, pra të stomakut dhe zorrëve. Në rastin e murtajës vdiste kushdo që prekej, por erdhi një moment që u ndërpre vetë. Pra mbaroi i vdekuri i fundit dhe nuk preku më atë pjesë tjetër të popullatës.

Mikroorganizmat i kemi përreth dhe ato zhvillohen aty ku gjejnë mundësinë, zhvillohet aty ku gjen kushtet për tu zhvilluar prandaj jo të gjithë i zë gripi, jo të gjithë i zuri murtaja, apo kolera. U ndërpre aty ku njerëzit nuk ishin më me problemet shëndetësore.

Kanë dalë zëra që thonë se shqiptarët kanë imunitet dhe nuk i zë koronavirusi. Imuniteti krijohet pasi je ndeshur me një agjen biologjik siç është virusi në rastin konkret, formohen antitrupat e gjithçka tjetër në organizëm. Sistemi tretës nuk janë thjesht anti-korpet, qelizat e bardha të gjakut etj por është metabolizmi normal i çdo qelize të organizmit.

Kur organizmi zhvillohet me metabolizmin normal të tij dhe jo me defekte, atëherë ai është i shëndetshëm. Aty ku është i shëndetshëm ka edhe PH e qelizave ku nuk pëlqen virusi të zhvillohet, ndaj njerëzit e shëndetshëm preken më pak”.

Endri Xhafo: Ky virus ka kaluar nga kafshët te njeriu, deri vonë 75 % e popullsisë në Shqipëri ka jetuar në fshat, a mendoni se njerëzit në fshat ngaqë jetojnë me kafshët e kanë më të lehtë ta kalojnë? A mund ta themi këtë?

“Jo, mos të tregohemi trima kot. Është një mikroorganizëm i ri që e ka frikë e gjithë bota. Higjienën duhet ta ruajmë patjetër. Edhe në Itali, vdekjet kanë qenë tek ato persona në moshë të kaluar, dhe në ata që kanë patur probleme shëndetësore.

Pra që nuk kanë patur zhvillimin metabolik normal. Këta persona duke qenë edhe të vjetër, metabolizmi ka filluar të bjerë e të degjenerojë pak nga pak në këto mosha. Nuk kemi ndarje se si e jetojnë fshati dhe qyteti, varet nga mënyra e të ushqyerit.

Është llojshmëria e ushqimit. Unë rekomandoj që qytetarët të ushqehen me gjëra të stinës, dhe të fushës, jo të serave. Gjithashtu të përdoresh edhe ato ushqime alkaline si limoni, portokalli etj. Duhet qëndruar sa më larg ushqimit të konservuar.

Gjithashtu duhet të hanë 2 herë në ditë, sasia e tepërt e ushqimit krijon probleme në organizëm.

Dua të them diçka tjetër ky virus nuk shkon deri në aparatin tretës por deri në mushkëri.

Ne kemi patur kulturë higjienike më të pakët se sa shtetet e tjera evropiane dhe kjo bën që të kemi popullata të ndryshme mikroorganizmash. Këto mikroorganizma të popullatave të ndryshme bëhen konkurrente dhe nuk lejojnë një mikroorganizëm tjetër që të zhvillohet në ekosistemin e tyre. Ekosistemi i tyre është goja”, tha profesori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QYTETARËT E ELBASANIT NUK I TREMBEN KORONAVIRUSIT/ Shijojnë shëtitjen në rrugë. Ja mesazhi i solidaritetit për Italinë
Previous article "NUK DO KETË VENDE AS NË VARREZA PO S'MORËM MASA"/ Rama publikon mesazhin e mjekëve: Janë të...

F.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT