• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Pro apo kundër? Gratë shtatzëna në dyshim për t’u vaksinuar gjatë pritjes
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Pro apo kundër? Gratë shtatzëna në dyshim për t’u vaksinuar gjatë pritjes

6 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtatzënia në kohën e pandemisë ka ngritur kudo një pyetje të madhe: të vaksinohesh apo jo?

“Rrija vonë gjatë natës duke kërkuar, mu bë fiksim. Një minutë më thoshin bëje,  një minutë tjetër mos e bëj, ishte situatë konfuze”, thonë disa gra. Udhëzimet ndryshojnë vazhdimisht. Zyrtarët britanikë fillimisht i këshilluan nënat që janë në pritje kundër vaksinës. Por prej muajit korrik, e nxisin atë me urgjencë. Në Shtetet e Bashkuara, CDC nuk e rekomandon atë direkt për gratë shtatzëna por thotë se edhe ato kanë të drejtë ta bëjnë. Edhe mjekët obstetër thonë që gratë shtatzëna duhet të imunizohen, njësoj si pjesa tjetër e popullsisë.

Në pamundësi për të gjetur një përgjigje të qartë, Christine Coffman në Maryland, vendosi të mos vaksinohet. “Isha shumë e shqetësuar për faktin se ishte diçka shumë e re dhe nuk kishte shumë kërkime”, thotë ajo për CNN. Një javë përpara datës së lindjes, ajo rezultoi pozitive me Covid-19.

“Në atë kohë mendova se do të vdisja. Ishte e tmerrshme të mësoje që ai infeksion qarkullonte në trupin tim”. Si nëna, u infektua edhe fëmija. Mjekëve iu desh të ndërhynin me operacion. “E çuan vogëlushen në terapi intensive. Dhe nuk e pashë bebin për 2 ditë sepse unë isha me covid”, rrëfen ajo.

Sot, të dyja janë kthyer në shtëpi, të lumtura dhe të shëndetshme. “Dua që historia ime të shërbejë si këshillë për të gjitha nënat që mendohen për vaksinën, thjesht bëjeni”, shton ajo. Thuajse 98% e grave shtatzëna që shtrohen në spital me covid-19 në Angli, që prej muajit maj, janë të pavaksinuara. Sipas Marian Knight, profesorë e Shëndetit Publik, “balanca është në favor të përfitimeve nga vaksina kundrejt rrezikut prej saj”.

Testet e para të vaksinave nuk përfshinë në asnjë moment gratë shtatzëna. Por ekspertët thonë se gati 200 mijë gra shtatzëna sot janë të vaksinuara me të dyja dozat në Britaninë e Madhe. Kthehemi pas në park, pyesim zonjat në qoftë se eksperienca botërorë është mjaftueshëm bindëse.

“Për mua nuk të dhëna mjaftueshëm, me aq sa kam kërkuar, sa të më bëjë të ndihem rehat me vaksinën”, thotë një grua e pavaksinuar. Gjithsesi, shumica e grave shtatzëna në Britani dhe SHBA mbeten të pavaksinuara, me nënat e reja që ende presin për përgjigje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Nuk pëlqenin stilin e saj të jetesës, dy afganët vrasin të motrën dhe e varrosin në oborrin e shtëpisë
Previous article ANALIZA/ Pse kaq shumë gra ende marrin mbiemrin e bashkëshortit të tyre?

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT