• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Pneumologu: Përgjegjësia tani kalon tek individi, të lirohen oraret për qytetarët
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Pneumologu: Përgjegjësia tani kalon tek individi, të lirohen oraret për qytetarët

11 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria tashmë ka stabilizuar kurbën e të infektuarve nga koronavirusi dhe vendi po kalon në fazën e dytë të masave, ato që kanë të bëjnë me bashkëjetesën me pandeminë.

Shqipëria nuk ka arritur pikun që frikësonte autoritetet shëndetësore, dhe kjo sipas pneumologut Arian Mezini, të intervistuar nga A2, vjen për disa elementë, shumë prej tyre ende për t’u analizuar, ku mund të veçohen “vaksinimet e shumta të gjithë popujve të Ballkanit, si dhe faktori meteorologjik i favorshëm”.

Sipas disa teorive, COVID-19 ka qenë i pranishëm në vend muaj më parë, të paktën nga janari, me mjekë që kanë treguar edhe pamje imazherike domethënëse si provë. Sipas Mezinit, “ky është një diskutimin që duhet të mbetet mes profesionistësh, dhe mos të bëhet politik. Imazhet e përcjella më ngjasojnë me ato të COVID-19, është një diskutim që ka rëndësinë e tij, sepse kemi edhe vende si Franca që thonë se epidemia ka filluar muaj më parë”.

Mbetet fakt që gripi i stinës, AN1H1, këtë vit ishte më agresiv se vitet e kaluara, dhe zyrtarisht 4 persona kane ndërruar jetë. Sipas pneumologut, “patjetër duhet të nxjerrim kartelat e këtyre pacientëve, të shohim imazhet radiologjike dhe analizat, duke i krahasuar me të dhënat që kemi sot për COVID-19”, dhe mundësisht t’i bëhen teste serologjike personave që kanë pasur simptoma të rënda në atë periudhë.

Pikërisht për testet serologjike, mjeku këshillon që ato të përdoren jo vetëm për personelin mjekësor, por edhe për kampione të popullsisë, në mënyrë që të kuptojmë kur jemi me “imunitetin e tufës”, që do të rriste mbrojtjen kolektive nga virusi.

Mezini mendon që tashmë përgjegjësia ka kaluar “nga shteti tek individi”, dhe për këtë arsye është, sipas tij, e gabuar që në “zonat e kuqe”, si Tirana, “limiti i orarit të jetë ora 17.30, në një kohë kur baret dhe restorantet janë mbyllur. Oraret duhen lehtësuar dhe shëtitjet i bëjnë mirë njerëzve”.

Po ashtu, ai mendon se tashmë spitali “Shefqet Ndroqi” ku punon duhet t’i rikthehet pacientëve me probleme pulmonare kronike, sepse është i vetmi vend që mban një standard të tillë në trajtimin e këtyre problematikave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRETH 12 MIJË RASTE NË 24 ORË/ Rusia ia kalon dhe Italisë për numrin e të infektuarve me koronavirus
Previous article "IA KAM BORXH"/ Rudina Dembacaj zbulon shkuesin VIP që e njohu me Markun (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT