• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Pfizer: Ilaçi uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Pfizer: Ilaçi uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet

5 November, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kompania Pfizer Inc. tha të premten se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit.

Aktualisht të gjitha trajtimet e COVID-19 të përdorura në SHBA kërkojnë një serum ose injeksion. Ilaçi i konkurrentit Merck për COVID-19 është tashmë nën shqyrtim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pasi tregoi rezultate fillestare pozitive dhe të enjten Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që e miratoi atë.

Pfizer tha se do t’i kërkojë FDA-së dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e saj sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ekspertë të pavarur rekomanduan që studimi i saj nga kompania të mos vazhdonte më, pasi rezultatet e saj ishin të qarta. FDA mund të marrë një vendim brenda disa javësh ose muajsh. Nëse e merr autorizimin, kompania do ta shesë ilaçin nën emrin Paxlovid.

Studiuesit në mbarë botën janë në garë për të gjetur një ilaç kundër COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për të lehtësuar barrën e rëndë për spitalet dhe mjekët.

Pfizer publikoi të premten rezultatet paraprake të studimit të saj me 775 të rritur. Pacientët që morën ilaçin e kompanisë së bashku me një pilulë tjetër kundër virusit menjëherë pasi shfaqën simptomat e COVID-19, patën një reduktim prej 89% të shtrimeve në spital ose vdekjeve pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë të rreme. Më pak se 1% e pacientëve që morën ilaçin u shtruam në spital dhe askush nuk vdiq. Nga grupi tjetër, 7% u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje.

Pjesëmarrësit e studimit ishin të pavaksinuar, me COVID-19 me simptoma të lehta deri në mesatare dhe konsideroheshin shumë të rrezikuar për shtrimin në spital për shkak të problemeve shëndetësore si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës. Trajtimi filloi brenda tre deri pesë ditësh nga simptomat fillestare dhe zgjati pesë ditë. Pacientët që morën ilaçin më herët treguan rezultate pak më të mira, duke nënvizuar nevojën për testim dhe trajtim të shpejtë.

Pfizer dha pak detaje mbi efektet anësore, por tha se nivelet e problemeve ishin të ngjashme në grupet e ndryshme, rreth 20%.

Një grup i pavarur ekspertësh mjekësorë që monitoronte studimin, rekomandoi ndërprerjen e tij, një procedurë standarde kur rezultatet paraprake tregojnë një efikasitet aq të qartë. Të dhënat nuk u janë nënshtruar ende shqyrtimit nga jashtë, një proces normal për verifikimin e kërkimeve të reja mjekësore.

Zyrtarët e lartë shëndetësorë të SHBA-së vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi do të mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga infeksioni. Por në kushtet kur dhjetëra miliona të rritur ende të pavaksinuar – dhe të një numri edhe më të lartë në mbarë botën – trajtimet efektive dhe të lehta për t’u përdorur do të jenë kritike për të frenuar valët e ardhshme të infeksioneve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FOLTORJA" NË LUSHNJE/ Berisha: Jam njeriu më i votuar i këtij vendi në 30 vite
Previous article "JAM IZOLUAR..."/ Tea Trifoni: Për shkak të peshës më kanë bullizuar, kërcënuar, mallkuar…

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT