• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Pentagoni: Karantina për shkak të Covid-19 nuk ka asnjë ndikim në gatishmërinë e ushtrisë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Pentagoni: Karantina për shkak të Covid-19 nuk ka asnjë ndikim në gatishmërinë e ushtrisë

9 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shefi i shtatmadhorisë amerikane, paralajmëroi kundërshtarët se nuk ka pasur asnjë dobësim në mbrojtjen e vendit edhe pse ai dhe oficerët e tjerë të rangut të lartë janë detyruar të vetëizolohen për shkak të koronavirusit.

Në një mesazh të postuar të enjten në Twitter, shefi i shtatmadhorisë, gjenerali Mark Milley tha se karantina nuk ka “asnjë ndikim” në aftësinë e Pentagonit për të mbrojtur vendin ose aleatët e tij.

“Amerika është e aftë dhe e gatshme”, tha gjenerali Milley në mesazhin e tij. “Krerët ushtarakë dhe unë mbetemi në komunikim të vazhdueshëm ndërsa jemi në vetëizolim dhe zinxhiri i komandës mbetet i njëjtë”.

Milley, së bashku me zëvendës shefin e shtatëmadhorisë amerikane John Hyten dhe shefat e Marinës, Forcave Ajrore dhe Forcës Hapësinore, u vetëizoluan në fillim të kësaj jave, “si një masë shtesë kujdesi”, sipas Pentagonit, pasi mësuan se një tjetër zyrtar i lartë ushtarak, nënkomandanti i rojes bregdetare amerikane admirali Charles Ray, ishte infektuar me Covid-19.

Zyrtarët thanë se admirali Ray rezultoi pozitiv pas një testi për koronavirusin të hënën, i pasuar nga ndihmësi i komandantit të forcave detare, gjenerali Gary Thomas, i cili doli pozitiv pas testimit për koronavirus të martën.

Zyrtarët thanë se të gjithë oficerët ushtarakë, së bashku me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, gjeneralin Daniel Hokanson, shefin e komandës kibernetike, gjeneral Paul Nakasone dhe anëtarët e rangut të ulët të Shtabit të Përgjithshëm morën pjesë në takimet e javës së kaluar në Pentagon.

Pentagoni tha se ishte e paqartë se si Ray, i cili filloi të shfaqte simptoma të lehta gjatë fundjavës, u ekspozua ndaj koronavirusit.

Protokollet e ndjekura

“Nga të dhënat e disponueshme që kam, drejtuesit më të lartë të departamentit (të mbrojtjes) po ndjekin dhe kanë ndjekur të gjitha protokollet për të mbajtur veten të sigurt dhe stafin e tyre të sigurt”, u tha të ejten gazetarëve gjenerallejtënanti Ronald Place, drejtor i Agjencisë së Shëndetit në departamentin e mbrojtjes.

“Ajo që kjo tregon në të vërtetë është se përkundër të gjitha praktikave më të mira që ne mendojmë se i dimë në përpjekjet për të kontrolluar këtë virus të veçantë, ato nuk janë 100 përqind efektive”, tha Place. “Kjo vetëm e përforcon faktin që ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë në një kohë kur vetëkënaqësia bëhet një faktor rreziku edhe më i madh në të gjithë botën, por në veçanti për ne në të gjithë Amerikën.”

Shefi i shtatëmadhorisë Milley, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes janë testuar shpesh që nga 27 shtatori, kur ata morën pjesë në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë për familjet e grupit “Gold Star” të trupave të rënë. Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump ishin gjithashtu të pranishëm në atë aktivitet dhe dolën pozitiv në testet për koronavirus më vonë gjatë javës.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb kontriboi në këtë raport./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAMI DO VDESËSH?" Aktorja shqiptare tregon momentin e vështirë, pasi u diagnostikua me tumor në kokë
Previous article DETAJE NGA OPERACIONI NË KORÇË/ Turq, sirianë, marokenë dhe algjerë udhëtonin nga Devolli në Tiranë. U kapën afër një karburanti

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT