• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ OBSH pranon zbulimin e ilaçit ndaj COVID-19 në Oxford: Lajm i jashtëzakonshëm, do e vendosim në trajtimet standarde
Home
Jetë

KORONAVIRUSI/ OBSH pranon zbulimin e ilaçit ndaj COVID-19 në Oxford: Lajm i jashtëzakonshëm, do e vendosim në trajtimet standarde

17 June, 2020 s.autor Jetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përshëndeti sot rezultatet paraprake të një studimi britanik mbi një medikament për të luftuar kundër sëmundjes respiratore të COVID-19, duke e cilësuar si një zbulim revolucionar.

“Steroidi i quajtur dexamethasone është medikamenti i parë që redukton vdekshmërinë tek pacientët e prekur nga COVID-19 që kanë nevojë për oksigjen apo ventilator”, deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe përshëndes qeverinë britanike, Universitetin e Oksfordit dhe shumë spitale dhe pacientë të Britanisë së Madhe që kanë kontribuar në këtë zbulim shkencor jetësor”, deklaroi ai.

”Testet në 2 104 pacientë kanë treguar se dozat e ulëta të këtij medikamenti reduktojnë numrin e të vdekurve me një të tretën e pacientëve në ventilatorë dhe me një të pestën mes atyre që marrin oksigjen”, njoftuan studiuesit britanikë.

Studiuesit i kanë përshkruar rezultatet si një zbulim i madh që do të shpëtojë jetë.

“Një vdekje do të parandalohej nga trajtimi i rreth tetë pacientëve në ventilatorë ose rreth 25 pacientëve që kërkojnë vetëm oksigjen”, theksoi ekipi hulumtues, i cili po teston një gamë medikamentesh tek 11 500 pacientë me COVID-19 në 175 spitale britanike.

Shërbimi britanik i Shëndetësisë (NHS) filloi që nga dita e djeshme përdorimin e dexamethasone, një medikament i familjes së steroideve, i cili, sipas një studimi, mundëson uljen e vdekshmërisë nga COVID-19, për të trajtuar sëmundjen.

“Ne po punojmë me NHS-në për të futur deksametazonin në trajtimin standard kundër COVID-19, duke nisur nga sot”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, në një video të postuar në Twitter, duke theksuar se Britania e Madhe disponon 200 000 doza, të gatshme për përdorim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE S'QESH ASNJËHERË NË FOTO?" Rezarta Shkurta tregon sherrin pas kuintave dhe këto vajza e kanë të ndaluar të komentojnë (FOTO)
Previous article "DEKLARATA KONFUZE"/ Ministria e Infrastrukturës reagon për protestën: Në kushtet e emergjencës nisja e punës nuk varet nga ne

s.autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT