• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ OBSH: Boll përdorët maska për fytyrën nëse nuk jeni të sëmurë, mjekët kanë më shumë nevojë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ OBSH: Boll përdorët maska për fytyrën nëse nuk jeni të sëmurë, mjekët kanë më shumë nevojë

31 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit ditën e djeshme janë shprehur se ende rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska për fytyrën nëse nuk janë të sëmurë me Covid-19 ose që nuk kujdesen për dikë që është i sëmurë.

“Nuk ka prova specifike për të sugjeruar se vendosja e maskës nga popullata masive ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën. Shumë persona nuk dinë ta vendosin atë si duhet”, është shprehu Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore të OBSH-së, në një konferencë për media të hënën në Gjenevë, Zvicër.

“Ekziston gjithashtu çështja që kemi një mungesë masive globale për maska dhe pajisje të tjera mjekësore. Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjësit e shëndetit që janë të ekspozuar ndaj virusit çdo sekondë të ditës. Mendimi për ata që nuk kanë maska është i tmerrshëm”, tha Ryan

Doktoresha Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjes infektive me OBSH, gjithashtu tha në konferencën e së hënës se përparësi i japin mjekëve për përdorimin e maskave.

“Ne i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë, që janë punonjësit e kujdesit shëndetësor. Në komunitet, ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e maskave përveç nëse vetë jeni të sëmurë”.

“Ne rekomandojmë që maskat të përdoren nga njerëzit që janë të sëmurë në shtëpi dhe për ata që kujdesën për të sëmurit”, u shpreh doktoresha.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëruan në një konferencë për media javën e kaluar se globalisht ekziston një “mungesë e konsiderueshme” e furnizimeve mjekësore, përfshirë pajisjet mbrojtëse personale për mjekët.

“Bota po përballet me një mungesë të konsiderueshme të pajisjeve mjekësore për punëtorët tanë, përfshirë maskat, dorezat, fustanet dhe maskat e fytyrës dhe mbrojtja e punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor duhet të jetë përparësia kryesore”, u shpreh Van Kerkhove javën e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Bashkitë marrin MASA. Ndihma ushqimore për familjet në nevojë dhe të moshuarit
Previous article KORONAVIRUSI/ COVID-19 është një tragjedi, por mund të jetë thirrja e zgjimit që na duhet

Delo.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT