• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ OBSH: 20 maji ishte dita me më shumë raste të reja me COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ OBSH: 20 maji ishte dita me më shumë raste të reja me COVID-19

21 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin të mërkurën në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirusit në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet.

Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga koronavirusi, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit.

“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi. “Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme”, shtoi ai.

Doktor Mike Ryan, drejtuesi i programit të emergjencave të OBSH-së tha se “së shpejti do të arrijmë në një nivelin tragjik prej 5 milionë rastesh”.

OBSH-ja është kritikuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të shpërthimin dhe për favorizim të Kinës, vendi ku besohet të ketë shpërthyer virusi në fund të vitit të kaluar.

Këtë javë zoti Trump kërcënoi të tërhiqet nga OBSH-ja dhe të ndalojë përgjithmonë fondet ndaj kësaj organizate. Zoti Tedros pranoi se kishte marrë një letër nga zoti Trump, por nuk pranoi të komentojë më tej rreth përmbatjes së saj.

Ai tha se ishte i përkushtuar për llogaridhënie dhe se do të kryente një proces rishikimi rreth përgjigjes ndaj pandemisë. Një gjë e tillë është kërkuar nga shtetet anëtare nëpërmjet një rezolutë të miratuar me konsensus këtë javë, megjithëse Shtetet e Bashkuara shprehën rezerva për disa elementë të saj.

“E kam thënë disa herë se OBSH-ja ka bërë thirrje për marrje përgjegjësish më shumë se kushdo. Duhet të bëhet dhe kur të bëhet do të jetë gjithëpërfshirës”, tha zoti Tedros lidhur me procesin e rishikimit, ndërsa nuk pranoi të thotë se kur pritet të nisë ky proces.

Zoti Ryan tha se vlerësime të kësaj natyre zakonisht kryhen pas përfundimit të një emergjence.

“Do të preferoja që tani për tani, të përqëndroheshim tek reagimi urgjent, tek kontrolli i epidemisë, tek zhvillimi dhe shpërndarja e vaksinave, tek përmirësimi i mbikëqyrjes sonë, shpëtimit të jetëve dhe shpërndarjes së mjeteve mbrojtëse thelbësore për punonjësit e shërbimit mjeksor, apo tek zvogëlimi i ndikimit të sëmundjes tek refugjatët dhe migrantët”, tha ai.

Zoti Tedros tha se prej kohësh po kërkonte burimeve të tjera të financimit të OBSH-së, duke thënë se buxheti prej 2.3 miliardë dollarë i organizatës ishte “shumë, shumë i vogël” për një agjenci globale, duke e krahasuar me buxhetin e një spitali mesatar në një vend të botës së zhvilluar.

Në një komentet që mund të nxisë të tjera kritika nga ana e zotit Trump, zoti Ryan tha se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e ilaçit që lufton malarien hidroksilklorokinën për të trajtuar apo parandaluar infektimin nga COVID-19, përveçse në rastet kur përdoret për prova klinike.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Në Greqi zbulohen 10 raste të reja me COVID-19, humb jetën një tjetër person
Previous article U RIKTHYE PAS PENSIONIMIT DHE INFEKTIMIT ME COVID-19/ Dhimitër Kraja rrëfen: E kisha për detyrë, askush nuk mbeti pa ndihmë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT