• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Një histori dashurie në kohë pandemie: Mesazhe me dron, drekë në tarracën e pallatit… (FOTO)
Home
Histori Njerëzore

KORONAVIRUSI/ Një histori dashurie në kohë pandemie: Mesazhe me dron, drekë në tarracën e pallatit… (FOTO)

1 April, 2020 Delo.autor Histori Njerëzore, Jetë

Historia e një djali dhe një vajze nga Nju Jorku në këto kohë pandemie, tregon se dashuria nuk njeh kufij; ajo triumfon edhe përtej distancave të detyruara, edhe përtej panikut nga Covid-19.

Teksa kalonte ditët e tij në izolim, nga ballkoni i tij, ai vërejti një komshie në pallatin përballë, e cila ashtu si ai, po qëndronte e vetmuar në tarracën e pallatit të saj. Me anë të një droni ai nisi t’i dërgonte mesazhe duke vendosur më pas një komunikim me të.

Fotografi nga Bruklin, Jeremy Cohen 28 vjeç, mori famë pas publikimit të një videoje të tijën në rrjetin social TikTok. Në këtë video Jeremy përmes një droni ku kishte ngjitur numrin e celularit i kërkon vajzës, Tori, e cila ishte fqinja e tij, nëse kishte dëshirë të dilte më të në takim.

Jeremy shpjegoi në një video të mëparshme se, teksa qëndronte në ballkon, kishte vënë re Torin që kërcente gjatë kohës së karantinës në tarracën e pallatit ku ajo banonte. Kështu Jeremy Cohen vendosi ta përdorë kohën në karantinë në mënyrë sa më të mirë të mundshme, e kjo përfshinte dhe të pyeste Torin nëse kishte dëshirë të dilte me të në takim por në një mënyrë të re, kreative e argëtuese.

Tori e mori numrin e celularit të Jeremy të ngjitur në dron dhe pas një ore i dërgoi mesazh. Kështu nisi edhe bashkëbisedimi.

Takimi i parë zhvillohet në ballkonet e secilit përmes thirrjes me video në celular, duke qenë se të dy ata ishin të izoluar në karantinë.

Takimi i parë i të rinjve u bë viral në rrjete sociale e veçanërisht në TikTok ku videoja ishte hedhur me mbishkrimin “Ajo quhet Tori, është shumë e lezetshme dhe jam shumë i gëzuar që e takova”.

Pas një takimi të parë të suksesshëm, Cohen vendosi ta çonte këtë takim një hap tjetër.

Cohen vendosi ta takonte Torin jashtë shtëpisë i veshur brenda një tullumbaceje (apo topi gjigant të tejdukshëm që fryhet). Ai kishte marrë me vete në takim edhe një buqetë me lule.

Sapo Tori e pa Jeremy jashtë shtëpisë, brenda topit të tij gjigan, asaj nuk po i besohej, ndaj nisi të gajaset së qeshuri.

Çifti më pas doli për një shëtitje nëpër lagje. Teksa ecnin, madje u ndaluan edhe nga policia për thyerjen e rregullit të daljes nga shtëpia. Por polici e njohu Jeremy nga lajmet (të cilat kishin publikuar videot e kërkesës të Jeremy për takim me Torin) dhe vendosi të bëjë një selfie me të.

Secila prej videove të Jeremy që tregojnë ecurinë e takimit të tij me Torin ka mbledhur me miliona shikime në rrjetet sociale ku janë postuar.

Komentet e videove janë gjithashtu të shumta e ato shprehin entuziazmin e ndjekësve me fjali si “Shpresoj që ju të martoheni” apo “Kjo është historia më e bukur e që ma ka zbukuruar ditën këtë periudhë karantine”.

Të dhënat e publikuara nga John Hopkins University tregojnë se në SHBA ka mbi 165 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 3180 vdekje. Nju Jorku momentalisht është epiqendra e koronavirusit me të paktën 1000 raste vdekjesh deri tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ Si po funksionojnë bizneset në kushtet e rrepta të karantines? (VIDEO)
Previous article Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Bota pas virusit Corona- do të jetë me një ekonomi ndryshe

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT