• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Një gabim njerëzor fajësohet për përhapjen e COVID-19 në Kukës
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Një gabim njerëzor fajësohet për përhapjen e COVID-19 në Kukës

17 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Qyteti verilindor qëndroi i paprekur për më shumë se një muaj, por në dy ditët e fundit u regjistruan 9 raste, pesë prej të cilëve infermierë dhe mjekë. Ndërkohë policia nisi hetimet për publikimin në një portal lokal të emrave të të sëmurëve.

Nga Bashkim Shala

Autoritetet lokale në Kukës pretenduan se masat e distancimit social në qytet kishin funksionuar, ndërsa fajësuan “një gabim njerëzor” për përhapjen e beftë të COVID-19 në qytetin verior, i cili deri të mërkurën nuk kishte pasur raste të sëmundjes. Por drejtori i Shëndetit Publik atje tërhoqi vëmendjen se mjaft lokale po funksiononin fshehurazi, ndërsa në fshatra kafenetë ishin të hapura.

31 teste të bëra në 48 orët e fundit zbuluan 9 raste pozitive në Kukës dhe në rrethina. Pesë prej personave pozitivë janë infermierë dhe mjekë të spitalit, ndërsa 4 të tjerë të afërm të një prej infermierëve që dyshohet edhe si pacienti zero në Kukës. Autoritete hamendësojnë se gabimi ka ndodhur gjatë tranportimit nga Hasi në Tiranë të një prej të sëmurëve me COVID-19 prej dy infermierëve të spitalit të Kukësit.

“Protokolli  mjekësor për transportimin e të sëmurëve me COVID-19 është zbatuar në rregull. Infermierët gjatë transportimit të pacientes nga Hasi kanë qenë të veshur me rrobat e posaçme. Mund të jetë një gabim njerëzor i infermierit gjatë zhveshjes së rrobave”, tha për BIRN Sadete Allaraj, zv/drejtore në spitalin e Kukësit.

Ndërkohë edhe drejtorinë e Shëndetit Publik në Kukës thonë se dyshohet që pacienti i parë me COVID-19 në qytet prej infermierëve të urgjencës i cili kishte  shoqëruar në Tiranë njerën prej pacientëve të infektuar nga Hasi, tashmë të shëruar.

“Infermieri i urgjencës që ka rezultuar pozitiv i pari në Kukës ndjehej mirë dhe nuk ka pasur shenja. Por për siguri ai kishte bërë skanerin e mushkërive disa ditë pas shoqërimit të të sëmurës dhe kishte rezultuar pa probleme. Kështuqë ai ka vazhduar i qetë punën. Në ditët e fundit ai ka pasur temperaturë dhe menjëherë i është bërë testi ku ka rezultuar pozitiv”, thotë për “BIRN” Fadil Morina, drejtor i Shëndetit Publik në Kukës.

Pas daljes pozitiv të infermierit  të urgjencës, sipas Morinës janë karantinuar 40 persona që kishin lidhje me të, shumica prej tyre  personel shendetësor dhe u janë bërë testet. Nga testimet e para rezultoi pozitiv një inefermier ndërsa të enjten edhe tre mjekë e infermierë kanë rezultuar po ashtu pozitivë. Një pjesë tjetër e stafit ka rezultuar negativ.

“Në serinë e dytë prej 31 testesh, kanë rezultuar pozitiv edhe tre vetë personel mjeksor të spitalit të Kukësit duke e çuar numrin e tyre në pesë persona”, tha në vijim Morina.

Por rrethi i dyshimeve për të infektuar është më i madh, pasi pozitiv ka rezultuar edhe vajza e martuar e infermierit të urgjencës, e cila është shtatëzënë. Morina tha se në listën e të dyshuarve ishin edhe mjekë e infermierë të maternitetit.

Gjurmime po kryhen  edhe tek një grup të rinjsh me të cilët është shoqëruar djali i të infektuarit, i cili ka rezultuar pozitiv. “Pas daljes së rezultatit të parë pozitiv në Kukës janë karantinuar 40 persona, shumica personel shendetësor”, tha Morina. Ai tha se me karantinimin e mjekëve është vënë në rrezik shërbimin spitalorë, ndërsa ripërsëriti apelin për zbatimin e karantinës.

Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici i tha BIRN se rastet ishin pasojë e një gabimi, ndërsa pretenodi se masat e marra kishin qenë të rrepta dhe ishin zbatuar kriteret e karantinës. “Kukësi ka qenë në masa shumë të rrepta, janë respektuar edhe në spital të gjitha kontrollet, megjithatë një gabim mbase ka dërguar në një situatë të tillë”, tha kryebashkiku Gjici.

Por Morina tha se ishin në alarm për shkak të shkeljeve të shumta në bare e lokale. “Në takimet që kemi zhvilluar me prefektin kam ngritur si problem që shumë lokale në qytet  frekuentohen nga klientë të cilët hyjnë nga dyert e pasme, madje në fshtatra ato frekuentohen haptaz, ndërkohë që policia nuk ka mundur që të eleminojë këto veprime që po rezikojnë shendetin e njerëzve”, tha drejtori i Shendetit Publik në Kukës.

Përndryshe kryebashkiaku pretendoi se ishte bërë maksimumi për zbatimin e masave të distancimit dhe po ashtu ishte bërë dizinfektimi i tregut. “Me ndihmën e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake po bëhet monitorimi për zbatimin e rregullave”, thotë Gjici.

Në përgjithësi në Qarkun e Kukësit tani janë 26 persona të infektuar. Hasi, një ndër bashkitë më të vogla në vend  për numër popullsie,  ka numrin më të madh  të të infektuarve në qarkun e Kukësit me 13  persona të infektuar. Në Tropojë janë identifikuar 4 raste.

Ndërkohë policia lokale njoftoi hetime ndaj një faqeje online që ka publikuar një listë me të sëmurët dhe identitetin e tyre. Lista qarkullon ndërkohë si mesazh në telefona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nuk ka ngjarje sportive, njerëzit po vënë baste për… COVID-19
Previous article ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Kush është i riu me dy mbiemra që u arrestua sot

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT