• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Një fëmijë dy vjeç, më i vogli i infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Një fëmijë dy vjeç, më i vogli i infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

24 March, 2020 Delo.autor Rajon

Sipas të dhënave të publikuara në web faqen e Institutit të Shëndetit Publik, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dy vjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçe.

Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 përqind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore,raporton Alsat.

Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 përqind të pacientëve e shfaqin këtë simptom. Pastaj vjen temperatura e lartë(65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.

27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.

Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë.

Raporti ditor i Institutit thotë se “vlerësimi i rrezikut të OBSH-së në nivelin global dhe evropian për shpërndarjen e mëtejshme të COVID-19 vlerësohet si shumë i lartë”.

Sipas kategorizimit të rrezikut të OBSH-së, vlerësohet se:

Dibra është në fazën 4 (transmetimi i gjerë i komunitetit).
Shkupi është në fazën 4 (transmetim i gjerë i komunitetit).
Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë në fazën 2 (raste sporadike)

Deri sot pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.

Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak.

Nga këta 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me një person tashmë të infektuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Sa kohë pas daljes nga spitali një i shëruar mbetet burim infeksioni?
Previous article KORONAVIRUSI/ 375 mijë të infektuar në mbarë botën dhe mbi 16 mijë viktima

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT