• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Nis prodhimi në masë i vaksinës anti Covid, shpërndarja në muajin tetor
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Nis prodhimi në masë i vaksinës anti Covid, shpërndarja në muajin tetor

16 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”, Pascal Soriot ka deklaruar se ka filluar prodhimi industrial i vaksinës anti Covid paralelisht me fazën e provave klinike, edhe pse ekziston rreziku financiar, por kjo, sipas tij, është mënyra e vetme për të qenë gati për të nisur me shpërndarjen e saj në muajin tetor.

Ai tha gjithashtu se do të jenë gati miliona doza të gatshme brenda këtij viti, nga të cilat 300 milionë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara, 100 milionë në Mbretërinë e Bashkuar dhe miliona të tjerë në Europë dhe pjesën tjetër të botës, teksa kompania kohët e fundit ka dyfishuar kapacitetet prodhuese në 2 miliardë doza.

Duke folur për BBC-në, Soriot tha se ‘AstraZeneca’ nuk kërkon të fitojë nga prodhimi i vaksinës gjatë pandemisë dhe se kompania ka pranuar të furnizojë me gjysmën e dozave, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Para tre ditësh, Ministrat e Shëndetësisë së Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Holandës nënshkruan një kontratë me ‘Astra Zeneca’ për furnizimin e deri në 400 milion doza vaksine “të destinuara për tërë popullatën evropiane” deri në fund të vitit, dhe një tjetër marrëveshje prej 750 dhe 595 milionë $ me dy organizata shëndetësore të mbështetur nga Bill dhe Melinda Gates, përkundër egos së disa vendeve të cilat po përpiqen të kenë vaksinën ekskluzivisht për vete.

Paralelisht me aleancën e katër shteteve, gjithashtu ministrat e shëndetësisë të BE-së i dhanë dritën jeshile planit të Komisionit Europian për të përdorur një fond emergjence prej 2.7 miliardë eurosh për të blerë para kohe vaksinat më premtuese që janë në zhvillim. Midis këtyre është edhe vaksina prodhim ‘AstraZeneca’, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë italiane Irbm Pomesia në Romë.

Megjithatë Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në Francë, virologu Yves Gaudin, duke frenuar entuziazmin, u shpreh se stina e verës është ajo që do tregojë efikasitetin e vaksinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS/ Përplas për vdekje 49-vjeçarin me biçikletë, arrestohet e reja
Previous article 7 TË ARRESTUAR NË TIRANË/ I dënuari me arrest shtëpie ishte pasagjer në makinën ku u gjet edhe… (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT