Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live në ‘Facebook’, tha se ky është vetëm fillimi i një lufte, dhe se masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet, për ata që nuk respektojnë rregullat e reja.
Gjithashtu, Rama falenderoi shumicën e qytetarëve që i janë përgjigjur thirrjes për të kufizuar qarkullimin.
“Fatmirësisht unë jam i mësuar. Punoj shumë online me ministrat dhe bashkëpunëtorët. Nuk më duket keq të qendroj në shtëpi dhe të kaloj më shumë kohë me Zahon. Më vjen mirë që shumë prej shumë e keni mirëpritur këtë shtetrrethim në Tiranë dhe Durrës. Më vjen mirë po ashtu që dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur shumë rregullin e qarkullimit. Ky është vetëm fillimi i një lufte, që nuk e di askush se sa do të zgjasë. Më mallkoni sa të doni, por masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në rrugë në shkelje të rregullit për qarkullimin, mund të rrezikojë patentën. Kush do luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve dhe barnave, mund të humbasë të drejtën të tregtojë ushqime dhe barna”, tha Rama.


