• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Hyn në fuqi plani i veprimit, ja masat e para që po merren
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Hyn në fuqi plani i veprimit, ja masat e para që po merren

9 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Me identifikimin e të prekurve të parë me koronavirus në Shqipëri,qeveria vuri në fuqi planin e veprimit,hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së që konsiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e  përhapjes; Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.

Në mbledhjen e parë të qeverisë pas 2 të prekurve me koronavirus, babë e birë, kryeministri Edi Rama lajmëroi pezullimin deri më 3 prill të fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë, zonës së kuqe prekur nga infeksioni, pezullimin e të gjitha shkollave me 2 javë si dhe shtroi kërkesën për anulimin e të gjitha grumbullimeve masive kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte, e dëgjesa publike.

Pezullohen fluturimet drejt 10 aeroporteve të Italisë

Autoriteti Aviacionit Civil ka zbatuar menjëherë urdhrin e qeverisë për të ndaluar fluturimet nga Aeroporti Nënë Tereza drejt 10 aeroporteve të Italisë.

Ndalohen fluturimet e Italisë drejt këtyre aeroporteve

– Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

– Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

– Aeroporti Bologna (BLQ)

– Aeroporti Firenze (FLR)

– Aeroporti Genoa (GOA)

– Aeroporti Perugia (PEG)

– Aeroporti Pisa (PSA)

– Aeroporti Rimini (RMI)

– Aeroporti Venezia (VCE)

– Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizim

FSHF kërkon luajtjen e ndeshjeve pa tifozë

Në Federatën Shqiptare të Futbollit po diskutohet kërkesa e qeverisë për pezullimin e ndeshjeve. Mësohet se FSHF ka kërkuar nga ana e saj që ndeshjet të mos pezullohen por të luhen pa tifozë.

Sot janë dy ndeshjet e fundit të javës së 26 që luhen në Shkodër mes Vllaznisë dhe Partizanit dhe në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit.

Në burgje pritet të pezullohen takimet me të dënuarit

Edhe në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është duke u zhvilluar një mbledhje për situatën e koronavirusit, pas 2 të infektuarve të parë. Pritet urdhri për pezullimin e takimeve sipas masave të Task-Forcës. Kjo, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Pezullohen fluturimet drejt 10 aeroporteve të Italisë (LISTA)
Previous article KORONAVIRUSI/ Shqipëria zyrtarisht mes vendeve të prekura nga epidemia, nurmi i viktimave në gjithë botën drejt 4 mijës (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg Aktualitet

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT