• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Në Shqipëri, COVID-19 mbetet ritme të ulta të rasteve të reja
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Në Shqipëri, COVID-19 mbetet ritme të ulta të rasteve të reja

10 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri, për të dytën ditë rradhazi, numri i rasteve të reja me koronavirus mbetet në shifra të ulta. Autoritetet njftuan sot se nga testimet e bëra për 162 të dyshuar vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID 19-ës. Një ditë më parë u konfirmuan 9 raste. Në total numri i të prekurve ka arritur në 416 persona.

Nga rastet e reja 3 janë në Tiranë dhe 4 në Shkodër, ku shihet një rikthim i të prekurve. Të dyja qytetet janë ato me numrin më të madh të personave të infektuar. Kryeqyteti kryeson me 199 raste, ndërsa Shkodra rregjistron tani 49 raste, e pasuar nga Durrësi me 38 raste dhe Fieri me 32. Në total vijojnë të mbeten 17 qytetet e vendit, kryesisht në Ultësirën perëndimore, ku janë verifikuar të prekur nga koronavirusi.

Në rënie dhe numri i të shtruarve në spital, 56 pacientë në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me koronavirus. Kjo është shifra më e ulët e 18 ditëve të fundit. Në terapi intensive janë 10 të sëmurë, prej të cilëve 5 në gjendje kritike. “Në Shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, 4 prej tyre janë të intubuar”, shpjegoi Marjeta Dervishi, e Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkaq 155 persona të prekur janë në vetizolim.

Ndërsa me rastin e mbrëmshëm kur një 72 vjeçare humbi jetën, shkoi në 23 numri i viktimave, vijojnë të shtohen të shëruarit. Në 24 orët e fundit 17 pacientë të tjera kanë rezultuar negativë në dy teste radhazi, duke e çuar në 182, totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 182, mbi 43 përqind të totalit të të prekurve.

Ecuria në ulje e numrit të të prekurve ka bërë që Qeveria të vendosë lehtësimin e disa masave shtrënguese. Kryeministri Edi Rama u shpreh në një postim në Facebook se “kurba e infeksionit është më e ulët se pritshmëria jonë më optimiste, si rezultat i masave ta forta që kemi marrë në kohën e duhur”, duke paralajmëruar se “mund të shohim me optimizëm të arsyeshëm, fundin e muajit maj si një dalje nga kjo fazë e parë përballjeje të gjithanshme me armikën e padukshëm ku një pjesë e madhe e aktivitetit ekoniomik mund të rikthehet në një normalitetit të rid he shumëkush mund të rikthehet në punë, natyrisht me rregulla të mirëpërcaktuara”.

Duke nisur nga ditë e hënë, kryeministri Rama njoftoi zgjerimin e fashës orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare deri në orën 17.30, nga ora 13.00 që është deri tani. Një gjë e tillë do të thotë se dhe lëvizja e qytetarëve do të jetë e lirë deri në këtë orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FALEMINDERIT QË I MBANI QYTETARËT TË SIGURT"/ Yuri Kim "takim" online me disa Kryetarë të Bashkive
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Dita "zero" po afron

Delo.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT