Një person i infektuar me COVID-19 ka marrë pjesë në një meshë në kishën e Ohio-s në SHBA, ku ka infektuar edhe shumë besimtarë të tjerë pjesëmarrës në atë meshë.
Edhe pse e dinte se ishte i infektuar, 56 vjeçari ka shkuar në kishë, duke bërë që virusi të transmetohet te të pranishmit e tjerë, të cilët ia kanë transmetuar virusin të afërmve të tyre.
“Është shpërndarë si flakët e zjarrit. Tepër, tepër e frikshme”, ka thënë të martën drejtuesi i shtetit të Ohio-s, Mike de Ëine, raporton CNN.
De Ëine u kërkoi qytetarëve që kryejnë ritet fetare, të vendosin maska. Ai ka thënë se do t’u dërgojë kishave, xhamive dhe sinagogave letra, në të cilat do të ndajë informata të rëndësishme për shëndetin.
56-vjeçari që shkoi i infektuar në kishë, i infektoi 53 persona të tjerë, të cilët infektuan edhe 18 të tjerë.