• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË SHBA/ Dr. Fauci: Trump neglizhoi rrezikun e Covid-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË SHBA/ Dr. Fauci: Trump neglizhoi rrezikun e Covid-19

13 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara mund të kishin kursyer me mijëra viktimat nga koronavirusi nëse do të kishin aplikuar masa më të rrepta në fillimin e pandemisë. Eksperti i vendit për sëmundjet infektive thotë se rekomandimi u bë por nuk u mor parasysh.

Ekspertët e shëndetit publik i rekomanduan presidentit amerikan, Donald Trump, të ashpërsojë rregullat kundër pandemisë së koronavirusit që në muajin shkurt, por kreu i shtetit i refuzoi ato.

Këtë vendim e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, Entoni Fauçi, i cili prej javësh del në konferenca me presidentin për të raportuar mbi situatën në vend.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, CNN, doktor Fauçi pranoi se një vendim i hershëm mund të ishin shpëtuar më shumë jetë njerëzish.

“Ne bëjmë rekomandime të karakterit të shëndetit publik. Shpesh rekomandimet tona merren parasysh, dhe shpesh jo. Logjikisht, marrja e masave në fillim, mbyllja e gjithçkaje, nuk e mohoj se mund të na shpëtonte jetë, por jemi në situatën që jemi,” u shpreh eksperti i sëmundjeve infektive.

Në rrjetet sociale, njerëzit pranë presidentit e akuzuan Fauçin se më 29 shkurt ai vetë e kishte mohuar publikisht se situata me koronavirusin nuk përbënte rrezik për publikun.

Edhe Trump iu bashkua sulmeve mediatike ndaj tij duke i cilësuar të rreme raportimet se qeveria e tij gaboi me vendimmarrjen, ndërsa mori shembullin e mbylljes së kufijve me vatrën e atëhershme, Kinën, që në janar, se kishte vepruar me përgjegjshmëri.

Në Twitter ai përcolli edhe një mesazh të një ish-kongresisteje republikane për shkarkimin e Fauçit.

Numri i rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 560 mijë dhe një total prej 22 mijë vetash kanë humbur jetën.

Të 50 shtetet, përfshirë kryeqytetin Uashingtonin D.C. janë në statusin e fatkeqësisë madhore, po aplikojnë urdhrat të vetizolimit shtëpiak për banorët dhe të distancimit social, ndërsa 16 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë në tri javët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Norvegjia krijon sistemin për të gjurmuar rastet me Covid-19
Previous article "VATRA E NXEHTË"/ 21 raste të reja me COVID-19, 13 prej tyre vetëm në Shkodër

Delo.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT