• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË NJU JORK/ Fillon rënia e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË NJU JORK/ Fillon rënia e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv

25 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio përshëndeti dhe falenderoi sot të gjithë banorët e Nju Jorkut që kanë ushtruar praktikat e distancimit fizik. Ai njoftoi se për herë të parë numri i pacientëve të shtruar në pavionët e kujdesit intensiv dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale për koronavirusin kanë filluar të bien.

Gjatë konferencës për shtyp në bashki, zoti de Blasio shtoi se po bie gjithashtu edhe niveli i personave që rezultojnë pozitivë gjatë testimeve për koronavirusin.

Ndërkaq, Guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo tha të premten se hulumtimet tregojnë se llojet e para të koronavirusit që hynë për herë të parë në shtetin e tij, erdhën nga Evropa dhe jo nga Kina, dhe se ndalimet e udhëtimit të miratuara nga Presidenti Donald Trump ishin shumë të vonuara për të ndaluar përhapjen e tij.

Zoti Cuomo iu drejtua studiuesve në Universitetin Northeastern të cilët vlerësuan se më shumë se 10 mijë njujorkezë mund ta kishin marrë sëmundjen në kohën kur shteti pati rastin e parë të konfirmuar më 1 mars. Ai tha se ai besonte se Italia ishte burimi i mundshëm.

Guvernatori vuri në dukje se Presidenti Trump urdhëroi ndalimin e udhëtimit nga Kina më 2 shkurt, më shumë se një muaj pasi ishin shfaqur lajmet në lidhje me një shpërthim të virusit në Kinë, dhe vendosi të kufizojë udhëtimet nga Evropa muajin pasues. Deri në atë kohë, virusi ishte përhapur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “FLAMINGOT ROZË DYNDEN NË VEND, ZOGJTË PO SHTRIJNË KRAHËT”/ Rama nxjerr pamjet: Çfarë mrekullish ka Shqipëria! (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ FDA miraton testimet në shtëpi

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur Botë

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT