Është një falenderim, i madh 90 metra katrorë, ai që artisti Lapo Fatai i ka kushtuar mjekëve dhe infermierëve të impenjuar në linjë të parë në luftën kundër koronavirusit.
Murali, i realizuar pranë spitalit Auxologico San Luca, ka për protagonist një infermiere me fytyrën e lodhur, ku duken shenjat e maskave, por tek ajo nuk mungon buzëqeshja.
’Sepse fitorja fillon me një buzëqeshje’, shkruan autori i grafitit. Itali është vendi i tretë më i prekur në botë nga koronavirus, ku deri tani më shumë se 27 000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të virusit.
(BalkanWeb)






