• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në kulmin e krizës së Covid-19, Trump shkarkon shefin e inteligjencës amerikane
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Në kulmin e krizës së Covid-19, Trump shkarkon shefin e inteligjencës amerikane

4 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi Kongresin të premten se po pushon inspektorin e përgjithshëm të inteligjencës amerikane, pasi u përfshi vitin e kaluar në nxitjen e një hetimi mbi presidentin.

Përmes një letre drejtuar ligjvënësve kryesorë, Trump shkruante se kishte planifikuar largimin e zyrtarit, Michael Atkinson, brenda 30 ditëve, me arsyetimin se është thelbësore që ai të ketë besim më të madh te personat e emëruar që shërbejnë si inpektorë të përgjithshëm të inteligjencës amerikane.

“Nuk është më çështja vetëm në lidhje me këtë inspektor të përgjithshëm”, tha ai.

Një zyrtar amerikan tha që Thomas Monheim, një profesionist në karrierë i inteligjencëes amerikane, do të shërbejë për momentin si inspektor i përgjithshëm.

Atkinson, një i emëruar nga Trump, kishte përcaktuar se raporti i një informatori ishte i besueshëm në pretendimin se Trump, abuzoi me detyrën e tij, duke i kërkuar Ukrainës të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të 2020 në SHBA, që ai të përfitonte politikisht.

Atkinson ishte i shqetësuar edhe se Trump rrezikoi sigurinë kombëtare, duke vepruar kundër inteligjencës amerikane, kur ai i bëri presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një telefonate me 25 korrik për të hetuar kandidatin demokrat Joe Biden dhe djalin e tij, kjo sipas një opinioni të Departamentit të Drejtësisë.

Pas polemikave nga të dy krahët, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët votoi për fajësinë e Trump, por Senati i udhëhequr nga republikanët në fillim të muajit shkurt e shpalli atë të pafajshëm nga akuzat.

Demokratët e kritikuan Trump për shkarkimin e Atkinson, veçanërisht në kohën kur vendi është pllakosur nga pandemia Covid-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nga makineritë “e zërit” e deri te kurat nga inteligjenca artificiale, ja 9 parashikimet se çfarë do të ndodhë pas COVID-19
Previous article ILAÇET E RIMBURSUESHME/ FSKSH udhëzon pacientet: Mos shkoni në QSUT, ja si duhet të veproni

Delo.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT