• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ 26 raste të reja, 6 në gjendje të rëndë
Home
Rajon

KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ 26 raste të reja, 6 në gjendje të rëndë

24 March, 2020 F.autor Rajon

26 raste të reja me SARS CoV-2 janë shtuar në Kosovë, duke e çuar në 63 në total numrin e të prekurve me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë (IKSHPK), i cili ka intensifikuar hulumtimin aktiv të gjitha rasteve të dyshimta në COVID-19.

Në njoftim thuhet se nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara, 26 kanë dalë pozitivë.

Të gjithë personat kanë qenë në vetizolim. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim gjurmimin e të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar.

Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova.

Rekomandimet parandaluese për distancim social me kufizim të lëvizjes së qytetarëve në kohë të caktuar, si masë për mbrojtje nga koronavirusi janë të mbështetura nga OBSH dhe ECDC që do të mundësojnë shkëputjen e hallkës së qarkullimit të virusit duke vazhduar njëkohësisht me të gjitha pikat vitale të jetës (shëndetësia, tregtia ushqimore, KEK, ujësjellësi) për të siguruar zinxhirin e zhvillimit të jetës normale ku distancimi social lejon te bisedoni nga dy metra largësi dhe të dilni për nevoja personale duke iu përmbajtur edhe në ato rrethana rekomandimeve të Institutit në kohë të caktuar.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Ndërkohë sipas të dhënave që I referohen Klinikës Infektive të Kosovës, ditën e sotme kanë qenë të shtruar në spital 24 pacientë të prekur me COVID-19, ndër të cilët 18 janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa 6 të tjerë në gjendje të rënduar ndodhen në terapi intensive me frymëmarrje të drejtuar.

IKSHPK u drejtohet me lutjen qytetarëve: QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Del negativ në testin e parë, drejt shërimit 62-vjeçari i infektuar me koronavirus në Elbasan
Previous article NË KARANTINË/ VIP-et shqiptare na treguan se...mund të gatuajnë!

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT