• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË ITALI/ Papa lutet në dritare para sheshit bosh: Zbatoni rregullat e qeverisë, për të mirën tonë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË ITALI/ Papa lutet në dritare para sheshit bosh: Zbatoni rregullat e qeverisë, për të mirën tonë

22 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Nga sheshi bosh i San Pietro-s, që kurrë nuk ishte parë aq bosh, Papa Francesku ka zgjedhur të lutet sërish në luftë me koronavirusin.

Nga dritarja ai ka dhënë bekimin, por edhe ka kërkuar zbatimin e rregullave të qeverisë. Masat e rrepta sic thotë Ati i Shenjtë janë në të mirë të jetës së të gjithëve.

“Të qëndrojmë të bashkuar, t’ju gjendemi pranë personave që janë vetëm dhe në vështirësi, mjekëve. Infermierëve dhe gjithë vullnetarëve. T’ju qëndrojmë pranë autoriteteve që janë të detyruara të marrin masa të rrepta, por e bëjnë për të mirën tonë. Zbatoni masat që kërkon qeveria për të mirën e të gjithëve- thotë ai.

Në një njoftim, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku u kërkoi të gjithë të krishterëve të botës t’i bashkojnë zërat në lutje që Ati Qiellor t’ia ndalë dorën kësaj së keqeje. “I ftoj – tha Ati i Shenjtë nga Biblioteka e Pallatit Apostolik – të gjithë krerët e Kishave dhe liderët e të gjitha bashkësive të krishtera, së bashku me të krishterët e traditave të ndryshme, t’i luten të Tejetlartit, Zotit të Gjithpushtetshëm, duke thënë të gjithë në të njëjtën kohë” Atynën, të mërkurën e ardhshme, më 25 mars, në mesditë, në datën kur shumë të krishterë kujtojnë Lajmërimin se në Zojën do të mishërohej Fjala e Hyjit: “Zoti – tha Papa – e dëgjoftë lutjen e njëzëshme të gjithë dishepujve të vet, që përgatiten të kremtojnë fitoren e Krishtit të Ringjallur”.

Papa njoftoi edhe se do të kryesojë një çast lutjeje në Tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, me sheshin bosh e pa njerëz, të premten e ardhshme, në orën 18.00. Një çast, në të cilin i fton të gjithë të bashkohen shpirtërisht, përmes mjeteve të komunikimit:

“Do të dëgjojmë Fjalën e Zotit, do të lartojmë lutjen tonë të përgjëruar, do të adhurojmë të Shenjtnueshmin Sakrament, me të cilin, në përfundim, do të jap Bekimin ‘Urbi et Orbi’ (Romës dhe botës), duke dhënë edhe mundësinë për të marrë Ndjesën e plotë. Pandemisë së koronavirusit duam t’i përgjigjemi me universalitetin e lutjes, të dhembshurisë, të ëmbëlsisë. Të mbetemi të bashkuar. T’i bëjmë njerëzit më të vetmuar e më të sprovuar që ta ndiejnë afërsinë tonë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR 8 ORË LIRI DALJE NGA SHTËPIA/ Ja rregullat për këmbësorët, dyqanet dhe lëvizjen me makinë
Previous article "SEKS, HASHASH DHE..."/ Si po e kalon karantinën Françeska Jaçe

k.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT