• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË ITALI/ Gazetarja shqiptare: Përjetuam një masakër njerëzore, kamionë ushtrie që ngarkohen me viktima
Home
Sociale

KORONAVIRUSI NË ITALI/ Gazetarja shqiptare: Përjetuam një masakër njerëzore, kamionë ushtrie që ngarkohen me viktima

19 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Italia po përballet me një tragjedi njerëzore për shkak të koronavirusit. Ariana Coga, ish-gazetare, në një lidhje me skype nga  Fiumicino për Ora News tregon se çdo natë bien të flenë duke numëruar viktima.

Coga: Shumë e dhimbshme. Mbrëmë kemi mbyllur një bilanc me 475 të vdekur. E gjithë bota, jo vetëm Italia, ka parë mbrëmë një masakër njerëzore. Ushtria me kamionët e tyre janë futur në qytetin e Bergamos për të marrë trupat e pajetë të shumë personave. Disa edhe i njoh. Është jashtëzakonisht e dhimbshme. Përnatë shkojmë të flemë duke numëruar të vdekurit. Në Romë nuk është kaq e rëndë siç është në Bergamo dhe siç do të jetë më vinë dhe në Breshia.

E ndërsa nuk dihet sa do të zgjasë kjo krizë shëndetësore, një tjetër aspekt po kaq i rëndësishëm është edhe dëmi ekonomik që lë pas.

Coga: Aspekti ekonomik është problem. Pas shpëtimit të jetëve problemi kryesor që do hasim të gjithë është ana ekonomike. Jemi totalisht të izoluar. Dalim shumë rrallë. Personalisht jam me leje lindje dhe nuk e ndjej shumë diferencën mes të qëndruarit në shtpëoi dhe jashtë. Partneri im duhet të punojë çdo ditë. Por është asgjë për ne kur mendojmë që mjekët dhe infermierët janë duke luftuar në kushte shumë problematike. Ne po qëndrojmë në shtëpi, nuk është asgjë. Dhe duhet ta bëjmë për veten tonë, njerëzit tonë dhe vendet tona.

Ndaj dhe apeli i ish-gazetares është i qartë: Rrini në shtëpi!

Coga: U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve: Duhet të vetëizolohemi! Në këto momente nuk ka një vaksinë, nuk mjaftojnë limonat, as alkooli dhe gjëra të tjera që dëgjojmë. E vetmja vaksinë aktuale është vetëizolimi, virusi përhapet përmes kontaktit. Duhet qëndruar në shtëpi.Nuk po na kërkohet asgjë veçse të qëndrojmë në shtëpi, në divan. Numrat flasin vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rëndohet bilanci në Itali, 3405 viktima vetëm 427 të vdekur orët e funditt
Previous article ALARMI I SHKENCËTARËVE/ "Kjo që po ndodh me koronavirusin qe parashikuar që në 2007-ën"

k.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT